Panorama Sport (Albania)

Herri Herri Kejn Kejn gjunjëzon gjunjëzon Çelsin Çelsin

Blutë e Londrës skuadra më e mirë, do kërkojnë përmbysjen pas 15 ditësh

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Herri Kejn, sigur isht! Gjysmëfi nalja e vajtjes së Kupës së Ligës në "Wembley" mes Totenhemit dhe Çelsit vendoset prej bomberit të "Spërsave" nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i parë dhe i fundit i derbit të Londrës do të shënohet në minutën e 26të. Kejn pengohet në zonë nga Kepa dhe pas konsultimi­t të Majkëll Oliverit për një pozicion të dyshimtë jashtë loje me VAR-in, kryesori bën me shenjë nga 11-metërshi. Ekzekutim perfekt dhe Kejn bëhet zyrtarisht golashënue­si i katërt më i mirë në historinë e klubit (160 gola), duke lënë pas legjendën Klif Xhons. 25-vjeçari ka shënuar në secilën prej 6 ndeshjeve të fundit në të gjitha kompeticio­net për "Spërsat", duke barazuar edhe rekordin e tij më të mirë me klubin (gol në 6 ndeshje radhazi gjatë tetornënto­r 2015). Por, Çelsi është skuadra më e mirë në fushë dhe në minutën e 39-të shikon goditjen e devijuar të Kantesë të ndalet në shtyllë. Në fund të pjesës së parë, Hadson-Odoi i afrohet golit, por topi i tij prek traversën. Në pjesën e dytë, sulme nga njëra portë në tjetrën, por gjithnjë me miqtë që kanë një marsh më shumë. Kejn dhe Kante impenjojnë portierët respektivë, ndërsa pa u mbushur një orë lojë, Kris-

tensen shpërdoron rastin më të mirë për të shënuar golin e barazimit, nga vetëm dy hapa. Hazard bën gjithçka, por goli nuk vjen. Çelsi bën 17 goditje drejt portës, 5 prej të cilave në kuadrat (Gazaniga pret gjithçka) dhe zotëron 58 për qind të topit, por sërish

nuk mjafton. Totenhemi menaxhon avantazhin dhe merr fitoren e parë në këtë gjysmëfina­le. Të martën, më 22 janar ndeshja e kthimit dhe shansi i Çelsit për ta përmbysur dhe hakmarrë, sepse për "Spërsat" ishte fitorja e tretë radhazi kundër

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania