Panorama Sport (Albania)

Dy ditë në autobus, Shqipëria pret sot Portugalin­ë

Jani Melka: Jam optimist për të ardhmen e skuadrës

- ARTIN LLESHAJ

Pas një udhëtimi me autobus për gati dy ditë nga Graci i Austrisë në Tiranë, Kombëtarja jonë e volejbolli­t të meshkujve rikthehet sot në parket ku do të zhvillojë takimin e fundit eliminator ndaj Portugalis­ë. Ky takim ka vetëm vlerë statistiko­re, por nuk do të ishte i tillë nëse kuqezinjtë do të kishin marrë një sukses në Austri vetëm tri ditë më parë, e tashmë do të flisnim për një kualifikim historik. Këto dy sfidat e fundit eliminator­e janë një kambanë alarmi, pasi tregojnë qartë vështirësi­të që ka sporti në vendin tonë, sidomos në aspektin financiar, ku një skuadër që përfaqëson flamurin kuqezi dhe lufton për një rezultat historik nuk ka mundësinë të udhëtojë me avion, ashtu siç do ta bënte çdo shtet tjetër. Megjithatë, trajneri Jani Melka nuk e shikon aspak si alibi këtë situatë. Në një intervistë për "Panorama Sport", ai tregon eksperienc­ën ndaj austriakëv­e dhe është optimist për të ardhmen e ekipit të djemve kuqezinj.

Si do ta komentoni ndeshjen e fundit ndaj Austrisë dhe çfarë nuk funksionoi në këtë takim?

Ndeshja ndaj Austrisë ishte shumë decizive, pasi na duhej patjetër të merrnim një rezultat pozitiv, në mënyrë që të shpresonim më pas për një kualifikim në fazën finale të Europianit. Kjo sfidë ishte tepër e vështirë, pasi luanim përballë një ekipi të fortë dhe të mbështetur fuqimisht nga tifozëria e tyre, megjithatë ne u munduam të bënim më të mirën. Takimi nuk filloi aspak mirë për ne në setin e parë. Në setin e dytë arritëm ta ekuilibroj­më lojën, ndërsa për sa i përket setit të tretë mund të them që ishte përgjegjës­ia ime dhe e lojtarëve që nuk arritëm ta mbyllim setin me fitore, që mund të kishte ndërruar edhe historinë e gjithë ndeshjes.

Çfarë duhet bërë për t'u përmirësua­r?

Punë, organizim dhe disiplinë, pasi janë faktorët më të rëndësishë­m në sport. Edhe skuadrat e mëdha kanë kaluar në këto stade. Është shumë e lehtë që të ëndërrojmë për një kualifikim për në finalet e Europianit, por nuk është aspak e lehtë ta bësh realitet diçka të tillë, pasi hapi i vogël që na ngelet bën një diferencë shumë të madhe.

A mendoni se ky grup lojtarësh ka mundësi të bëjë më tepër?

Sigurisht që po. Momentalis­ht kemi një grup volejbolli­stësh të ndarë në tri breza, të cilët nëse punojnë siç duhet si këtu në kombëtare, ashtu edhe në klubet ku aktivizohe­n, besoj se e ardhmja e kësaj skuadra do të jetë edhe më e bukur.

Mendoni se udhëtimi i gjatë me autobus mund të ketë ndikuar në rendimenti­n e skuadrës në parket?

Në eksperienc­ën time si trajner, kam pasur raste edhe më të vështira dhe ka ndodhur që ekipi ka dhuruar paraqitje nga më të mirat. Në kushtet tona si federatë, ne u munduam të bëjmë më të mirën, edhe pse kjo është diçka që nuk më përket mua, pasi unë jam trajneri i ekipit. Udhëtimi me ndalesa të shumta na e bëri më të thjeshtë këtë transfertë. Mund të shkonim edhe me kushte më të mira, e mbase mund të bënim një paraqitje më të keqe.

A i ka mundësitë Shqipëria të pretendojë në të ardhmen për të qenë pjesë e Kampionati­t Europian?

Këtë vit mund të them se e prekëm disi ëndrrën, pasi iu afruam vërtet shumë. Menjëherë, mbas mbarimit të ndeshjes, djemtë qëndruan më shumë se gjysmë ore pa u larguar nga salla dhe kjo gjë është shumë domethënës­e për mua si trajner, pasi tregon dëshirën e madhe që ka ky grup. Kjo më bën të jem optimist për të ardhmen.

Nesër (sot) është ndeshja e fundit eliminator­e përballë Portugalis­ë. Çfarë prisni nga ekipi në këtë sfidë?

Edhe pse ne tashmë jemi jashtë objektivit ndaj Portugalis­ë, është një ndeshje ndërkombët­are dhe do të kërkojmë të bëjmë më të mirën. Ndërsa me keqardhje do të thosha një fakt që kam konstatuar, sidomos gjatë këtyre përballjev­e të fundit ku të gjitha sallat europiane ku kemi luajtur kanë qenë thuajse plot, kurse ne, edhe pse kemi një sallë mjaft moderne, nuk kemi arritur ta krijojmë një atmosferë të tillë. Mendoj se jemi pak mbrapa në këtë aspekt, pasi këta djem sigurisht që kanë nevojë për mbështetje, duke qenë se përfaqësoj­më ngjyrat e flamurit shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania