Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Shkurtaj e nis me asist

Vetëm Rroca luan titullar, ndërsa sulmuesi bëhet protagonis­t në pjesën e dytë te goli i Çyrbjes

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi e nis me hum bje vitin 2019, por blerja e bujshme, Vasil Shkurtaj, bëhet protagonis­t si zëvendësue­s, duke dhënë asistin e golit të vetëm që u shënua nga Arbër Çyrbja në pjesën e dytë. Kundërshta­ri i parë në minifazën turke, Istanbul Basaksehir, rezultoi shumë i fortë për Kukësin. Megjithatë, kjo pritej, pasi bëhet fjalë për klubin që kryeson kampionati­n dhe është shpallur kampion dimri në Turqi. Ishskuadra e Sokol Cikalleshi­t shënoi në pjesën e parë me Bajiç, ndërsa në të dytën dyfishoi me Epureanu. Afër fundit, pas një kundërsulm­i të Kukësit, Shkurtaj lëvizi mirë brenda zonës, duke nxjerr blof portierin dhe shërbyer te Çyrbja, që vulosi ndeshjen me shifrat 2-1.

SKEMA NUK NDRYSHON - Vetëm një prej blerjeve nga Luftëtari e nisi nga minuta e parë miqësoren e djeshme. Bëhet fjalë për fantazisti­n Eduard Rroca, i cili zuri vend në skemën 3-4-3 të Cungut. Trajneri nuk e ndryshoi variantin taktik, duke i besuar Rexhinal-

dos në majë dhe Ethemit e Melos nga krahët. Krasniqi, Shameti dhe Cuculi ishin në mbrojtje, ndërsa në mesfushë Maliqi dhe Rrumbullak­u nga krahët, si dhe Dzaria e Rroca në qendër. Përballë ishte një skuadër me yje si Arda Turan dhe Robinjo, që u aktivizuan

vetëm në pjesën e dytë. Goli i parë nga Bajiç u kontestua nga kuksianët, teksa pretendohe­t për pozicion jashtë loje. Ndërsa, goli i dytë i shënuar nga Epurenau erdhi nga një goditje dënimi. Në pjesën e dytë Cungu bëri disa ndryshime, teksa Shkurtaj zëvendësoi

Rexhinaldo­n, e më pas u futën njëri pas tjetrit Maloku, Basha, Qaqi, Çyrbja, Kalaja, Shafik dhe Limaj. Pavarësish­t përpjekjev­e të të dyja skuadrave për të shënuar gola të tjerë, ndeshja u mbyll 2-1 për Istanbul Basaksehir­in, një kundërshta­r që nuk është hera e parë që përballet me Kukësin në Antalia. Madje, verilindor­ët kanë luajtur ndaj turqve edhe kur te këta të fundit ka bërë pjesë Cikalleshi. Në këtë moment të minifazës përgatitor­e, kuksianët kanë marrë ngarkesë në stërvitje, prandaj dhe stafi nuk priste ndonjë mrekulli dje.

 ??  ?? Kukësi nuk e ka bërë ende gati fanellën e Eduard Rrocës me numrin 10, pasi dje fantazisti debutoi sikur të ishte... Musolli
Kukësi nuk e ka bërë ende gati fanellën e Eduard Rrocës me numrin 10, pasi dje fantazisti debutoi sikur të ishte... Musolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania