Panorama Sport (Albania)

Dëbora pushton Gjirokastr­ën, Luftëtari ngujohet në parket

-

Dëbora ngujon edhe Luftëtarin. Afro 30 centimetra kishte arritur trashësia e reshjeve, çka detyroi ekipin gjirokastr­it që jo vetëm të anulonte miqësoren që kishte programuar dje në Sarandë, por edhe të ngujohen në pallatin e sportit për të kryer stërvitje. Me “Qafën e Muzinës” të kalueshme vetëm me zinxhirë, klubi nuk e mori as mundimin që ta niste ekipin drejt qytetit fqinj. E sikur të mos mjaftonte ky fakt, edhe stadiumi “Gjirokastr­a” ishte zbardhur i gjithi, çka e bënte të pamundur që seanca të zhvillohej aty. Të vendosur para kësaj situate, të besuarit e Gentian Mezanit u përgatitën në parketin e pallatit të sportit. Nën urdhrat e trajnerit ishte i gjithë kontingjen­ti bluzi, me përjashtim të të lënduarit Balsa Radoviç. Malazezi ka dëmtuar lehtas tendinën e këmbës së majtë një ditë më parë, e për rrjedhojë e kishte të pamundur që t’i bashkohej grupit. Edhe braziliani Xhekson Ferriera ka kaluar peripeci të mëdha derisa erdhi në Gjirokastë­r. Atij i janë dashur dy ditë më parë rrugëtim për t’u kthyer nga Athina, pasi edhe Greqia është pushtuar nga bora. E megjithatë, për fat, nga dje është vendosur nën urdhrat e teknikut vlonjat. Me qëllim marrjen e ngarkesave të duhura fizike, trajneri Mezani së bashku me ndihmësin e tij Polizoi Arbri dje i ka mëshuar më së shumti anës fizike. Kalimi i pengesave, ushtrimet e streçingut, si dhe ndarjet në grupe me shumë lojtarë në lojën me top, plotësuan seancën stërvitore të nisur në orën 9:30 për t’u mbyllur në orën 11:30.

MERKATO – Luftëtari zyrtarisht ka bërë vetëm një blerje deri më tani. Grupit i është bashkuar në këtë merkato janari vetëm sulmuesi Realdo Fili, ndërkohë që klubi mbetet në pritje të mesfushori­t Erjon Vucaj. Cilësitë e tij shkodrani i ka treguar edhe gjatë kohës kur ishte te bluzinjtë në Kupat e Europës, ndaj shihet si i duhuri për të mbushur vendin e lënë bosh prej Eduart Rrocës së transferua­r te Kukësi. Prej javësh janë vënë në lëvizje drejtuesit për të mbyllur negociatat me 28-vjeçarin, i cili pret vetëm që të marrë lejen e kalimit nga Drita e Gjilanit. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania