Panorama Sport (Albania)

Higuain kërkon largimin, ja prapaskena­t te Milani

Zbardhen hipotezat, "Pipita" fut në sherr Sarrin me Marinën

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ka një çështje që përf shin shumë skuad ra dhe disa personazhe. Ai kryesori është Gonzalo Higuain, ndërsa aktorët e tjerë: Milani, Çelsi, Juventusi, Leonardo, Sarri, etj. E reja e fundit në këtë temë është dëshira e sulmuesit argjentina­s për të zyrtarizua­r sa më shpejt "martesën" me Çelsin. Një hipotezë që të bën të mendosh se "Pipita" u ka treguar drejtuesve të Milanit se do të largohet drejt Londrës për të "përqafuar" Mauricio Sarrin tani në janar... Hipoteza thuajse e sigurt është se fjalët e Leonardos nuk i ka pritur aspak mirë. "Higuain është një lojtar i Milanit dhe shumë i rëndësishë­m. Kaq mjafton për të evituar diskutimet mbi një largim të tij. Duhet të marrë përgjegjës­itë dhe të bëjë atë që di të bëjë më mirë (golat). Milani nuk ka asnjë objektiv për ta larguar në merkaton e janarit, por as në të ardhmen", tha Leonardo në prezantimi­n e Paketës.

Deri këtu, asgjë të bujshme. Çelsi dhe Sarri nga ana tjetër duan ta transferoj­në sa më shpejt argjentina­sin, por kuqezinjtë bëjnë bllokadë. Vetë lojtari duket se po shtyn për një largim sa më të shpejtë nga Milani, ndërsa Juventusi nga ana tjetër po vëzhgon, sepse bardhezinj­të zotërojnë kartonin e tij. Nga sot, deri më 31 dhjetor mund të ndodhin shumë gjëra. Milani ua ka bërë të qartë Juventusit dhe Çelsit se nuk ka ndërmend të humbasë 18 milionë eurot që pagoi në merkaton e verës për të huazuar argjentina­sin (55 në total duhet t'i paguajë në të ardhmen).

Milani mund ta lërë në huazim Higuainin te Çelsi (diçka që për Juventusin nuk ka problem) në shkëmbim të 18 milionë eurove për marrëveshj­en e mesfushori­t Bakajoko (që vlerësohet 35 mln euro) dhe të marrë në shkëmbim Moratën duke parë se "Djalli" ka nevojë për një sulmues. Spanjolli mund të transferoh­et në Milano për huazim 18 muaj.

Milani mund të anulojë kontratën e huazimit të Higuainit dhe t'i kërkojë Juventusit transferim­in e sulmuesit Moise Kin (18 milionë euro Milani i ka paguar për Higuainin). Në këtë pikë, është Juventusi që ka në dorë fatin e "Pipitës" dhe të vendosë ta shesë drejt Çelsit për 55 milionë euro, shifër për të cilën kishte arritur marrëveshj­en

PRANON ÇELSIN- HIPOTEZA E PARË- HIPOTEZA E D TË-

me Milanin. Por "Djalli" do të kërkonte patjetër Moratën sepse ka nevojë për një sulmues.

Higuain është shndërruar në një "mollë sherri" mes trajnerit Mauricio Sarri dhe administra­tores së deleguar

"MOLLË SHERRI"Gonzalo

të Çelsit Marina Granovskai­a. Ajo është krahu i djathtë i presidenti­t dhe merr vendimet për merkaton. Trajneri italian do patjetër argjentina­sin, por ai nuk e bind shumë drejtuesen, e cila ka marrë kohë dhe nuk vendos menjëherë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania