Panorama Sport (Albania)

Valverde kapet me mbrojtjen: Po pësojmë më shumë se duhet

Sot Levante-Barcelona, trajneri i tregon derën Munirit

-

Ernesto Valverde kërkon kujdes nga skuadra e tij në ndeshjen e “Kupës së Mbretit” kundër Levantes sepse golat e pësuar në këto sfida janë vendimtare në përcaktimi­n e kualifikim­it. Katalanasi­t do të luajnë mbrëmjen e sotme në (21:30) në transfertë dhe trajneri thotë se skuadra e tij duhet të jetë e vëmendshme në mbrojtje.

SHUMË GOLA- “Jemi ekip që shënojmë shumë gola, por edhe kemi pësuar. Në Kupë duhet të bëjmë kujdes, sepse golat janë vendimtarë për fatin e kualifikim­it. Levante ka shumë arsye për të besuar, por ne duam të kalojmë. Do të bëj rrotacione sepse kemi shumë ndeshje”.

MUNIR- “Nuk flas kurrë për agjentët e lojtarëve. Unë flas me lojtarët. Munir ka marrë një vendim për të ardhmen dhe klubi gjithashtu. Duam një zgjidhje sa më të shpejtë për rastin e tij. Nëse është në këtë merkato, më mirë”.

SUAREZ- “Kemi shumë lojtarë të rinj nga akademia që mund ta zëvendësoj­në. Por, do të shohim çfarë mund të bëjmë edhe në merkato. Ekziston një mundësi që të afrojmë një lojtar”.

RROTACIONE- “Sigurisht që do të bëj ndryshime. Lojtarët që u aktivizuan me Getafen janë rikuperuar, por nuk do të luajnë të gjithë kaq shumë.

VAR- “Ishte e shkruar që të ndodhte kështu. Polemikat në futboll nuk do të përfundojn­ë kurrë. VAR-i e bën futbollin më të drejtë në princip, por askush nuk është i kënaqur me asgjë”.

STRATEGJIA- “Nuk mendoj se humbëm në Romë, sepse i dhamë shumë rëndësi Champions-it. Por, është e vërtetë që në këtë muaj kemi ndeshje intensive dhe duhet t’i ndryshojmë gjërat”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania