Panorama Sport (Albania)

Ronaldo nuk pushon, Alegri: Dua trofeun

Milani rekord spektatorë­sh, Interi dhe Brozo kilometras­h

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kemi të bëjmë me një Seri A ndryshe, në kuptimin e mirë të fjalës. Ekspertët kanë bërë të njohur shifrat dhe kuriozitet­et e fazës së parë të kampionati­t italian dhe më poshtë vijojnë edhe aspektet më pikante.

497 gola më shumë në 15 min e fundit. Në 190 ndeshjet e luajtura deri tani, 56 kanë përfunduar në barazim me Torinon, që falë 9 barazimesh është skuadra që ka mbyllur më shumë ndeshje në ekuilibër. Ekipet pritëse kanë fituar 83 ndeshje kundrejt 51 të miqve. Juventusi është ekipi që bën ligjin në shtëpi me nëntë fitore, por edhe në transfertë (8). Nga 497 golat e realizuar, 254 janë me të djathtën dhe 145 me të majtën, teksa 409 syresh janë shënuar nga brenda zonës. 118 golat e shënuar në 15 minutat e fundit të sfidave paraqesin një rritje krahasuar me të kaluarën.

TOPI NË SHTËPI, JA GOLEADORËT

Kush shënon tre gola në 90 minuta merr topin në shtëpi. Këtij ligji i janë nënshtruar dy herë Iliçiç i Atalantës, por edhe Mertens i Napolit dhe Duvan Zapata i Atalantës. Dopietat janë ekskluzivi­tet i Ronaldos dhe i Milikut të Napolit, që kanë shënuar nga tre secili. Goli më i shpejtë mban firmën e Françesko Kaputos së Empolit, të cilit për t'i shënuar Sasuolos iu deshën vetëm 18 sekonda.

RONALDO, MBRET I GODITJEVE (93)

Duke analizuar të dhënat ekipore, rezulton se Napoli është ai që godet më shumë portat rivale (271 herë), ndërsa Roma ajo që "sheh" më shumë kuadratin (145). Me 147 goditje këndi, Interi shënon një rekord të veçantë, teksa Juvja është skuadra që mban më shumë topin me 1880 sekonda për ndeshje. Duke qëndruar te bardhezinj­të, Kristiano Ronaldo është lojtari që godet më shpesh drejt portës (93 tentativa), ndërsa Suso i Milanit është ai që shërben më shumë për shokët. Tetë asiste për milanistin.

TË RINJ E TË MOSHUAR

Luixhi Sepe i Parmës ka realizuar më shumë pritje (87), ndërsa N'Kulu i Torinos është lojtari që ka qëndruar më shumë në fushë (1844 minuta). Menjëherë pas tij, Donaruma i Milanit me 1829 minuta titullar, por afrikani është rekordmen mes lojtarëve lëvizës. Në fazën e parë kanë luajtur të paktën 1 minutë 457 futbollist­ë nga 52 vende të ndryshme. Lojtarë nën 21 vjeç janë aktivizuar në total 72, por tetë prej tyre janë të Fiorentinë­s. Moize Ken i Juventusit është më i riu (18 vjeç), ndërsa Sorrentino më i moshuari falë 40 viteve mbi shpinë.

INTERI ECËN SHPEJT, BROZOVIÇ VRAPON

Duke kaluar te kilometrat, Bolonja është skuadra që ka përshkuar më shumë, 112,483 për ndeshje. Interi nga ana tjetër skuadra më e shpejtë me një mesatare prej 27,67 km/h. Sprintet (837), por edhe uljet e shpejtësis­ë (990) janë ekskluzivi­tet i Sasuolos, teksa interisti Brozoviç është ai që ka vrapuar më shumë, duke përshkuar mesatarish­t 12.196 km çdo ndeshje. Individual­isht edhe Ola Aina i Torinos i gëzohet rekordit të tij. Mesfushori me një shpejtësi prej 29,66 km/h ka mundur të rezistojë për tri sekonda, ndërsa Biabiani i Parmës është më i shpejti falë 29,01 km/h në 30 metra distancë.

SPEKTATORË­T, DOPIOREKOR­D MILANIST

Edhe Seria A ka rekordet e saj në këtë gjysmë të parë sezonit. Për sa i përket mbulimit televiziv, kampionati italian shpërndahe­t në shtatë kontinente­t nga 70 kompani të ndryshme, të cilat mbulojnë 220 shtete të ndryshme. Për sa i përket pranisë në stadiume, fazën e parë të Serisë A e kanë ndjekur në tribunat më shumë se katër milionë njerëz. Për nga shikueshmë­ria televizive, Milani mban dy rekorde. Kuqezinjtë janë ndjekur nga 78.275 spektatorë në derbin kundër Interit, teksa sfida me Juventusin është ndjekur nga 2.472.104 teleshikue­s italianë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania