Panorama Sport (Albania)

Morati mbështet Ikardin: Meriton më shumë parà

"Çdo vit është e njëjta histori... Por, mendoj se klubi ka një strategji për ta bindur"

-

Përgatiti: LEDIO NASE

Prej disa ditësh në ambientet e Interit i gjithë kujdesi është drejtuar te çështja "Ikardi". Mbrëmjen e së enjtes presidenti Stiven Zhang dhe administra­tori i deleguar, Xhuzepe Marota, janë përpjekur t'i hedhin ujë zjarrit, duke qetësuar tifozët e duke konfirmuar që së shpejti do ketë një takim mes palëve për të konkretizu­ar rinovimin e kapitenit të zikaltërve.

PAGA

Sakaq, Masimo Morati, presidenti historik i Interit, i intervistu­ar nga "SportMedia­set" ka dashur të thotë fjalën e tij: "Çdo vit dëgjoj këtë histori për rinovimin e Ikardit", është shprehur. "Mendoj se lojtari ka të drejtë të mendojë për një pagë më të rëndësishm­e, por mendoj se klubi ka studiuar strategjin­ë e duhur për ta bindur të qëndrojë. A do i kisha ofruar personalis­ht 8-9 milionë euro pagë? Nuk do dija si t'i raportoja shifrat e së tashmes me ato të së kaluarës", dribloi në fund Morati.

TAKIM

Për Ikardin, siç është raportuar ditët e kaluara, Vanda ka kërkuar një pagë prej kampioni: 8 milionë euro plus bonuse, për një total prej rreth 9-10 milionësh. Interi, në krahun tjetër, është gati t'i zgjasë kontratën aktuale (që skadon në 2021shin) deri në 2023-shin, me një rritje page nga 4.5 milionët aktualë në 7. Pra, një krisje e lehtë (por, jo totale) mes palëve, por drejtuesit zikaltër nuk do dorëzohen. Data ende nuk është përcaktuar, megjithatë administra­tori Xhuzepe Marota "parashikoi" një takim javën e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania