Panorama Sport (Albania)

UEFA trondit Bajernin, Myler humb Liverpulin

Klubi dhe lojtari do apelojnë vendimin: Është i paqëllimsh­ëm

-

Një takë drejt e në kokë, një ndër ndërhyrjet më të ashpra në Champions Ligë ishte ajo e Thomas Mylerit ndaj Niko Tagliafiko­s në ndeshjen që Bajerni i Mynihut barazoi 3-3 me Ajaksin në "Amsterdam Arena", në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Goglat e shortit në UEFA rezervuan përpalljen e fortë Bajern-Liverpul për fazën e ardhshme të Champions-it. Tomas Myler, i ndëshkuar me karton të kuq për atë ndërhyrje nuk mund të luajë në ndeshjen e parë kundër "Reds" në "Anfield" më 19 shkurt.

Ndërkohë, dje UEFA ka publikuar vendimin se sulmuesi gjerman do të dënohet edhe me një ndeshje tjetër për atë ndërhyrje të rëndë. Në total janë dy ndeshje që mesfushori gjerman nuk mund të luajë, të dyja kundër Liverpulit (ndeshja e kthimit luhet në "Allianz Arena" më 13 mars). Në rast se Bajern nuk ia del të kualifikoh­et për më tej, atëherë sulmuesi 29-vjeçar i jep fund me atë ndeshje kundër holandezëv­e eksperienc­ës së tij në Champions për këtë sezon. Kjo do të jetë një goditje e rëndë për klubin, i cili përveç Molerit nuk ka në dispozicio­n edhe lojtarë si Toliso apo Hames Rodrigez, të cilët janë të dëmtuar. Por shpresat nuk duken se kanë përfunduar për skuadrën gjermane. Klubi ka vendosur së bashku me lojtarin që ta apelojnë këtë vendim të qeverisë më të madhe të futbollit europian. Avokatët e Bajernit do të paraqesin një plan për të justifikua­r veprimin e lojtarit, i cili mendohet të ketë qenë vetëm një moment pakujdesie dhe jo qëllim për të dëmtuar kundërshta­rin. Skuadra bavareze është kthyer sot nga Doha ku qëndroi për një periudhë njëjavore. Niko Kovaç dhe lojtarët e tij i janë nënshtruar një minifaze përgatitor­e në kontinenti­n e nxehtë duke shmangur të ftohtin gjerman. Ndeshja e parë për Bajernin do të jetë ajo ndaj Hofenhaimi­t në transfertë. Bavarezët ndodhen në vendin e dytë në tabelën e renditjes me 6 pikë më pak se skuadra e Borusias së Dortmundit, e cila kryeson tabelën e renditjes.

 ??  ?? Momenti i ndërhyrjes së Mylerit ndaj Taljafikos
Momenti i ndërhyrjes së Mylerit ndaj Taljafikos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania