Panorama Sport (Albania)

Kutinjo bëhet çështje, Nejmar telefonon Barçën

Agjentët telefonojn­ë klubin për të kërkuar informacio­ne, me Levanten zhgënjeu

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Pavarësish­t se në Bar celonë janë mundu ar ta fshehin dhe ta trajtojnë me kujdes, tani gjithçka është e qartë: Po, ka një çështje "Kutinjo". Dhe kjo u bë e ditur nga ndihmësi i Ernesto Valverdes, Xhon Aspiazu. Në një intervistë përpara ndeshjes së "Kupës së Mbretit" ndaj Levantes, ai tha se Kutinjo nuk ishte në nivelin e një viti më parë dhe kishte humbur terren në krahasim me Dembelenë. "Kutinjo më duket se nuk është në nivelin e vitit të kaluar. Dembele i ka dalë përpara në hierarkinë e sulmit", ka thënë Aspiazu. U duk një deklaratë e nxituar dhe e tepërt, por ndeshja i dha të drejtë ndihmësit të Valverdes. Kutinjo, i cili kishte munguar për një kohë të gjatë në fushat e lojës, humbi 17 topa dhe vetëm në fundin e saj arriti që të shfaqte disa shkëndija. Në fund shënoi një penallti, e cila i jep shpresë Barcelonës për ndeshjen e kthimit. Por, e imagjinoni dot se çfarë mund të ndodhte nëse e humbte atë? Ernesto Valverde u tregua gjithashtu i drejtpërdr­ejtë: Nëse një lojtar nuk është i lumtur, duhet të luftojë në fushën e lojës për ta ndryshuar situatën.

AGJENTËT - "La Cope" informon se agjentët e lojtarit (Kia Jorabçian dhe Xhuliano Bertoluçi) kanë kontaktuar në zyrat e klubit për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe për të shprehur pakënaqësi­në e Kutinjos. Ata gjithashtu kanë bërë me dije se në kampin katalanas ka drejtues që nuk e kuptojnë sesi po e menaxhon Valverde futbollist­in brazilian. Duket se gjithçka ka ndodhur në momentin kur Kutinjo e humbi fanellën e titullarit, por menaxherët mendojnë se atij nuk i është dhënë shansi për të luajtur sa duhet pas dëmtimit. Në fakt, prezenca e Vidalit në mesfushë ka bërë që Valverde të preferojë më shumë Dembelenë në sulm. Kutinjo e ka humbur protagoniz­min dhe ndaj Getafes luajti vetëm 8 minuta, shifra më e ulët që nga koha kur nisi kampionati. Por, shifrat e braziliani­t ishin alarmante në Valencia kundër Levantes, në sfidën e vlefshme për "Kupën e Mbretit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania