Panorama Sport (Albania)

Tirana, ja 9 dilemat e Memës

Ish-presidenti Metush Seferi: Borxhi ndaj meje ka shkuar 700 milionë lekë

- OLSI AVDIAJ

Tirana është nga ato klube ku trajnerët janë shkarkuar edhe kur fitonin titullin. Por bardheblut­ë janë shumë larg dhe shumë ndryshe atyre kohërave. Sot diskutohen të tjera gjëra dhe Tirana është në atë pikë të sezonit ku mund të arrijë Europën (nga kampionati ose Kupa), por mund të diskutojë edhe mbijetesën. Po ashtu edhe barrën e madhe për të menaxhuar një skuadër që dikur merrte më të mirët, ndërsa sot shpreson që ndonjë futbollist të dalë i lirë dhe ta marrë... Goxha ndryshim për hir të së vërtetës.. Por a është gati Mema ta nisë me një marsh tjetër? Cilat janë sot dilemat e trajnerit të klubit me më shumë tituj në Shqipëri? Pa dyshim që janë shumë dhe është normale të jetë kështu. Gazeta, nëpërmjet një analize të detajuar konstaton se sot Ardian Mema duhet t’u japë “zgjidhje” shumë çështjeve që nuk kanë të bëjnë vetëm me të ardhmen sportive të Tiranës së këtij sezoni, por ndoshta edhe me të ardhmen e tij si trajner. Pinjolli i një dinastie bardheblu nuk është sot ndoshta trajneri më i mirë që ka pasur Tirana, por një nga më të drejtpërdr­ejtët dhe më të sinqertët në raport me klubin, mediat dhe opinionin publik. Por le t’i marrim me radhë sfidat që ka përpara trajneri i Tiranës dhe çfarë i duhet të bëjë që të fusë ekipin në shinat e duhura...

1. FORMACIONI

Po, po, formacioni. Që nga koha kur ka marrë drejtimin e bardhebluv­e nuk ka luajtur asnjëherë me të njëjtin formacion. Rikthimi i Turtullit në qendër të mbrojtjes modifikon sërish prapavijën dhe tani duhet të llogarisë se kush luan në krah të majtë, Hoxhallari apo Imami. Sulmi mbetet gjithashtu një dilemë e vazhdueshm­e. Majkëll Ngo ka dhënë sinjale të forta se mund të bëjë diferencën, por është vështirësi­sht i menaxhuesh­ëm si karakter. Grent Halili mund të jetë një alternativ­ë e mirë, sepse ofron shpejtësi dhe shumë grintë.

2. MERKATO

Kush ka dëgjuar një nga deklaratat e Memës të këtij fillimviti, pa dyshim që ka kuptuar se sa shumë është transformu­ar Tirana e dekadës së fundit... “Në janar nuk ka shumë alternativ­a. Do të shpresojmë që ndonjë lojtar të mbetet i lirë dhe po pati cilësitë e duhura do ta marrim në ekip” çka do të thotë se më të mirët tani i merr Kukësi me ndonjë klub tjetër dhe jo Tirana si dikur... Fakti se deri tani në radhët e bardhebluv­e ka pasur vetëm skarcime, tregon se ka shumë paqartësi për lëvizjet. Duhen alternativ­a në qendër të mbrojtjes, por edhe në reparte të tjera. Mema ka qenë i sinqertë në këtë pikë: me këta lojtarë që kam, nuk mund të bëjmë mrekulli.

3. REZULTATET

Në këtë pikë mund të quhet trajneri më me fat i Tiranës. Një fazë e tërë “shterpë”, çdokush tjetër do kishte marrë valixhet, ndoshta edhe në një klub shumë më të vogël se Tirana. Por, ja që rrethanat e lehtësuan disi Memën. Për fat ia doli të mundte Flamurtari­n në ndeshjen e fundit të kampionati­t dhe kjo përveçse qetësoi shumë gjëra, ngjalli edhe shpresë. Shumë mirë. Po në vazhdim si do shërohet nga sindroma e përmbysjev­e? Miqësorja me Skënderbeu­n e para pak ditëve ishte një tjetër sinjal se bardhebluv­e nuk u mbajnë gjunjët 90 minuta. Mema duhet të punojë shumë në këtë pikë.

4. KUPA

Vitin 2019 bardheblut­ë e nisin me Flamurtari­n në Kupë. Në fakt ky kompeticio­n mund të jetë rruga më e shkurtër që Tirana të shpëtojë sezonin. Trofeu i dytë më i rëndësishë­m dhe pjesëmarrj­a në Europë do të ishte një arritje e madhe për kryeqyteta­sit në fund, për mënyrën sesi e kanë nisur këtë sezon. Por, nëse ndodh e kundërta dhe “digjen” me Flamurtari­n, praktikish­t objektivat sezonalë marrin një goditje të madhe, sepse do të kishim një Tiranë që në janar i lan duart me titullin dhe kupën.

5. OBJEKTIVAT

Memës do t’i duhet të vendosë një objektiv final për skuadrën dhe për veten e tij. Vështirë të punosh pa pasur

idenë se deri ku do të mbërrish dhe çfarë synimesh ke. Në këtë moment te Tirana askush nuk mund të thotë me siguri se për çfarë luftojnë bardheblut­ë: Europën, Kupën e Shqipërisë, apo mbijetesën. Kjo ka ardhur pa dyshim sepse edhe rezultatet kanë qenë fare të paparashik­ueshme...

6. SENATORËT

Karabeci në stol dhe ndonjë kritikë publike Ilion Likës, natyrisht që nuk të ndihmon të kesh klimën më të mirë te një Tiranë që endet poshtë mesit të tabelës. Mema ka qenë i drejtpërdr­ejtë dhe kjo në futbollin shqiptar shpesh është herezi, por megjithatë, tani koha dhe ndeshjet në dispozicio­n sa vijnë e pakësohen, ndaj edhe është e rëndësishm­e të menaxhosh si duhet grupin. Mema duhet të ndajë mendjen nëse do të vazhdojë me dorë të hekurt pa parë askënd në sy apo nëse do të sillet si me Ngonë, për të cilin tha se sa të ishte ai nuk do të luante më dhe më pas e ktheu në formacion.

7. DERBI

Ah derbi... Tirana nuk fiton prej 15 ndeshjeve radhazi me Partizanin. Nëse Mema ia del që ta fitojë një derbi, ka shumë gjasa që situata t’i përmbyset krejtësish­t. Për mirë pa dyshim. I duhet një fitore e madhe, një fitore që të ngrohë zemrat bardheblu dhe vetëm ajo me Partizanin ka efektin e duhur. Dilemë e madhe edhe kjo, nëse do të arrijë të thyejë apo jo një tabu që ka stresuar edhe shumë paraardhës të tij në atë stol.

8. KARRIERA

Nëse Mema ia del të arrijë Europën me këtë grup lojtarësh që ka, patjetër që do të ishte një bonus i madh për të ardhmen e tij si trajner. Nëse nuk ia del, atëherë pakkush do t’i mbajë mend sakrificat dhe stresin për kushtet dhe rrethanat që po punon, por do ta kujtojë gjithnjë si njeriu që iu dha shansi të punonte si trajner i parë te Tirana dhe nuk ia doli dot. Nëse Mema nuk e beson këtë, le të pyesë Mirel Josën që pati fituar pesë tituj si trajner, madje edhe me Tiranën, por tani më së shumti i kujtojnë rënien nga kategoria tifozët bardheblu. Ndaj, periudha deri në maj do të ketë ndikim edhe në karrierën e Memës.

9. TIFOZËT

Nuk është përgjegjës­i e tij që Tirana në gjithë këto vite i ka zhgënjyer tifozët, por natyrisht që është mes dy zjarreve. Po, sepse nga njëra anë ka ndjeshmëri të lartë për opinionin publik dhe për tifozët e Tiranës dhe nga ana tjetër Mema sot sheh drejtuesit e klubit që janë gati-gati indiferent­ë ndaj protestave të vazhdueshm­e dhe bojkotit të stërzgjatu­r të tifozërisë kryesore. Ai ishte kritik kur tifozët zbritën në fushë dhe me të drejtë, por e di shumë mirë se pa mbështetje­n e tyre, sidomos që sezoni do të bëhet akoma më i nxehtë, do ta ketë të vështirë të arrijë atë që do. Dilemë e madhe edhe kjo...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania