Panorama Sport (Albania)

Bushiç, Idrizi presion Teutës: Dua 250 mijë euro

“Çeçua ka biçak... Nuk mund të flasin me një lojtar që e kemi ne nën kontratë”

- ERMAL SIKA

Tomislav Bushiç vlen 250 mijë euro. Administra­tori Sinan Idrizi i vendos çmimin kartonit të kapitenit, në një kohë që Teuta po e llogarit si një përforcim të mundshëm. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", Idrizi ka theksuar se do t'i çojë në DHZK durrsakët, ndërsa tha se nëse vërtetohet që Bushiç apo ndonjë lojtar tjetër i ka dërguar shkresë FIFA-s...

Tomislav Bushiç vlen 250 mijë euro. Administra­tori Sinan Idrizi i vendos çmimin kartonit të kapitenit, në një kohë që Teuta po e llogarit si një përforcim të mundshëm. Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, Idrizi ka theksuar se do t’i çojë në DHZK durrsakët, ndërsa tha se nëse vërtetohet që Bushiç apo ndonjë lojtar tjetër i ka dërguar shkresë FIFA-s, do të largohet menjëherë nga drejtimi i klubit. “Te klubi i Teutës thotë se jemi në kontakte me Bushiçin. Nuk flas nga ana etike, por ligjërisht do të më detyrojnë që ta çoj këtë çështje në Dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e në FSHF, sepse është ligjërisht e ndaluar që të kryesh bisedime me një lojtar që është në një klub tjetër. Një lojtari që është në kontakt me Flamurtari­n nuk mund t’i afrohet asnjë. Nëse e duan, të vijnë te ne e të afrohen. Nuk e di si peshkohet në Durrës, por këtu te ne nuk është vend për të peshkuar. Cilido që dëshiron të marrë shërbimet e Bushiç, kartoni i tij që nga ky moment vlen 250 mijë euro. Kush i ka këto lekë të afrohet. Unë shpresoj se nuk e ka bërë zëvendëspr­esidenti i Teutës këtë gjë. Jo nga miqësia, por edhe nga etika. Ligjërisht në Shqipëri ndalohet kontakti me një lojtar që është në kontratë me një klub tjetër. Meqë e kanë merak Bushiç, unë po iu them që e shes. E shes unë, 250 mijë euro. Kaq është kartoni. Kjo pistë e Vlorës është e gjerë dhe e gjatë... Aeroplan thoni ju? Eh, sa ulen e ngrihen këtu! E dini ju ku është bukuria e Vlorës? Te cepi i Karaburuni­t ndahet deti Jon me detin Adriatik. Deti Jon është i thellë. Vlora i ka të dy detet, por njërin e ka të thellë. Nuk ka njeri tek unë që të më lërë afate apo ultimatume. Nuk ka çështje në FIFA. Lojtari është këtu. Ky zotëria që kontakton me këta, ky që është njeri i pasur me para. A e do shërbimin e këtij djaloshi? Atëherë të vijë të flasë me ne! Të drejtën e kartonit të tij e ka Flamurtari. Kjo është e shëmtuar. Unë mbaj mend para tri viteve, Teutës i kishte ikur një lojtar, por për etikë meqë e donin ata, unë e ktheva mbrapa. E doni? Sillni lekët dhe ua jap unë që nesër në mëngjes. Paguani si unë. Më gjeni një lojtar që sot ka çuar Flamurtari­n në FIFA. Më nxirrni shkresën e Bushiçit. Nëse vërtetoni se ai na ka çuar në FIFA, unë largohem që tani nga Flamurtari”, tha Idrizi.

SIGURIA Administra­tori Sinan Idrizi deklaroi se njeh çdo detyrim ndaj lojtarëve, ndërsa pranoi se Flamurtari është klub me probleme, por edhe me rregulla. “Ky është një klub që ka rregullat e tij, ka problemet e tij patjetër, ka probleme me strukturën. E përsëris që kontratën e lojtarëve që kam firmosur unë, u kam dalë unë për zot. Kush do të marrë lojtarë të Flamurtari­t të trokasin tek unë. Kush janë gjynahqarë ua jap falas, kush janë të pasur si këta, të vijnë t’i blejnë. Kush është i pakënaqur të drejtojë letrën në klub, të marrë përgjigjen nga klubi, të bëjmë llogaritë. Ka një problem të thjeshtë fare, se dëgjova lart e poshtë se kafenetë janë të mëdha fare. Kafenetë e Tiranës janë pa fund dhe kanë lloj-lloj komentesh. Dëgjova se lojtarët e Flamurtari­t kanë 8 muaj pa u paguar. Çfarë është kjo?! Kemi detyrimet tona, ka vonesa patjetër, nëse lojtarët kanë pretendime për vonesat t’i drejtojnë letër klubit, sepse ka afate kohore. Nëse klubi nuk është korrekt, prishet kontrata dhe ne mbajmë përgjegjës­itë tona”, u shpreh administra­tori. MESAZHI

Idrizi thotë se te Flamurtari ka ikur koha e bojkotit, pasi klubi funksionon me rregulla. “Iku koha e bojkotit te Flamurtari. ‘Çeçua ka biçak’ këtu. Iku koha e bojkotimit. Këtu ka institucio­n tani. Ka një anë gjithmonë që është e bukur, por ka edhe një anë të shëmtuar të saj që nuk e tregon gjithmonë. Ne nuk duam të tregojmë asnjë anë të shëmtuar, por duam të tregojmë të mirën. Lojtarët që respektojn­ë ekipin janë të gjithë të respektuar, sepse ata respektojn­ë fanellën. Erdhën lojtarët, se u tha nuk do vinin në datën 4 janar. Erdhën më në fund dhe pagesa nuk po bëhet qëllimisht, sepse ka afate ligjore”, përfundoi Idrizi.

PËR ALVESH

Danilo Alvesh vijon të mos vijë në Vlorë. Sulmuesi nuk ka kthyer asnjë përgjigje në klub, pavarësish­t letrës që i është dërguar. Administra­tori Sinan Idrizi, i pyetur dje për Alvesh, ka “dribluar”. “Unë kam bërë një kontratë me Enzo Danilo Alvesh. E doni kontratën që kemi me djalin e tij?” tha Idrizi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania