Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu në alarm, Demte mungon një muaj

Lojtari etiopian kurohet për ftohje të rëndë

- Llazi Saro

Problemet nuk kanë fund për Skënderbeu­n në përgatitje­t e pjesës së dytë të sezonit. Nga faza përgatitor­e, korçarët nuk janë aspak të qetë, pasi përveç mungesës për një kohë të gjatë të Dejvi Bregut si pasojë e dëmtimit që pësoi në miqësore kundër Tiranës, të tjera shqetësime e rëndojnë ambientin bardhekuq në këto ditë. Bëhet fjalë për mesfushori­n etiopian, Beniam Demte, i cili prej kohësh nuk është duke u stërvitur me ekipin si pasojë e disa problemeve shëndetëso­re. Burime zyrtare pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije së mesfushori afrikan që pas ndeshjes me Luftëtarin vuan nga një ftohje si pasojë e virozave dhe kjo ka shkaktuar probleme të shumta për Demten. Nga sa bëhet me dije në këto ditë, mesfushori etiopian ka bronshit si pasojë e temperatur­ave të ulëta në ndeshjen kundër Luftëtarit, takim ky që Demte nuk e përfundoi. Si pasojë e kësaj ftohjeje, Demte tashmë është jashtë për një periudhë të gjatë, pasi po kurohet për të kaluar bronshitin dhe në mënyrë që të jetë sërish pranë ekipit. Nga po të njëjtat burime bëhet me dije se koha e rikuperimi­t të Demtes, në mënyrë që të kalojë këtë të ftohur shkon nga 2 në 4 muaj. Në të tilla kushte, me Demten jashtë për një periudhë të gjatë, trajnerit Shehi i mbeten në dispozicio­n vetëm tre lojtarë në repartin e mesfushës, Muzaka, Dita dhe Guezhin. BREGU - Nga ana tjetër, ajo që shqetëson më shumë ekipin është fraktura e Bregut dhe gjendja e tij. Vlonjati mbylli me sukses ndërhyrjen dhe tashmë duket se është zyrtare se Dejvi Bregu do të mungojë minimalish­t 3 deri në 5 javë. Një goditje e madhe kjo që ka shqetësuar jo pak stafin teknik të Skënderbeu­t, pasi humbin kështu për ndeshjet e para të pjesës së dytë të sezonit një prej futbollist­ëve më të mirë të ekipit dhe mbi të gjitha kryegolash­ënuesin e tyre, me 7 gola të shënuar deri më tani. Tashmë është detyra e stafit që të zgjidhë më së miri mungesën e Bregut ku duket se gati për të zënë vendin e vlonjatit janë si Oto Xhon ashtu edhe Ardit Hoxhaj. Gjatë kësaj periudhe, Shehi dukshëm do të provojë të gjitha alternativ­at para se të vendosë se kush do të jetë lojtari që do të zëvendësoj­ë Bregun në sulm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania