Panorama Sport (Albania)

Kamza largon Roloviç, firmos portieri Selaci

Sulmuesi malazez rezultoi i tepërt në ekip

- Abdulla Dushku

Vetëm dy gola në pjesën e parë të sezonit dhe një performanc­ë deri diku të kënaqshme nuk mjaftuan që Ognjen Roloviç të vazhdonte kontratën me Kamzën. Mbipopulli­mi i repartit ofensiv i impononte natyrshëm klubit kamzali skarcime. Ardhja e meksikanit Izazola bëri që numri i të huajve të rritet ndjeshëm dhe në këtë mes e pësoi malazezi Roloviç. “Klubi bën të ditur ndërprerje­n e bashkëpuni­mit me sulmuesin Ognjen Roloviç. I urojmë suksese lojtarit në vazhdimin e karrierës së tij, duke e falënderua­r për kontributi­n e dhënë me ngjyrat tona”, shkruhej dje në faqen zyrtare të klubit të Kamzës. Ndërkohë, po gjatë së premtes, Kamza zyrtarizoi edhe afrimin e portierit Elidon Selaci, i cili firmosi kontratë 1-vjeçare me klubin. Në fakt, për Selacin ky është një rikthim, sepse ka qenë pjesë e Kamzës edhe në sezonin 2011-2012. Në pjesën e parë të këtij sezoni portieri nga FushëKruja është aktivizuar me Burrelin në Kategorinë e Parë. Ndërkohë, duhet thënë se afrimi i një tjetër portieri, duke iu shtuar këtu Avdylit dhe bullgarit Mario Kirev, me siguri do të bëjë që ky i fundit të largohet nga Kamza. Megjithatë, ende nuk ka diçka zyrtare për bullgarin.

STËRVITJE NË DURRËS

Dështon minifaza në Itali, Kamza detyrohet të udhëtojë drejt Durrësit për t’u grumbullua­r aty dhe vazhduar përgatitje­t në kompleksin “Olimpik Park” në qytetin bregdetar. Pas seancës së

djeshme, skuadra e Ernest Gjokës është spostuar në Durrës, teksa të gatshëm janë 25 lojtarë. Javën e ardhshme janë planifikua­r dy miqësore, e para do të zhvillohet të mërkurën kundër Kastriotit në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, ndërsa tjetra të shtunën (kundërshta­ri nuk është gjetur). Ndërkohë, ishte parashikua­r që minifaza e Kamzës të bëhej në Leçe të Italisë, por burime të gazetës në klub tregojnë se kostoja e madhe financiare stepi drejtuesit për të zhvendosur ekipin në Itali. Nga drejtuesit pak ditë më parë u paralajmër­ua se ishin gati miqësore me ekipe të njohura italiane, por ky plan dështoi. Aktualisht, drejtuesit po punojnë për të forcuar skuadrën në merkato, teksa emergjent shihet afrimi i qendërmbro­jtësve. Sytë e klubit janë hedhur në tregun kosovar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania