Panorama Sport (Albania)

Prenga do edhe tri afrime: Ja çfarë pres nga Laçi

Trajneri e sheh të arritshme zonën europiane

- Abdulla Dushku

Besnik Prenga mendon se Laçi i tij është i destinuar për të kapur Europën. Pas ndeshjes miqësore që skuadra kurbinase zhvilloi ndaj Vllaznisë, trajneri foli për “Panorama Sport”, duke treguar për merkaton dhe synimet që do të kenë kurbinasit.

Si po shkon faza përgatitor­e, jeni i kënaqur?

Jam i kënaqur nga zbatimi i të gjitha detyrave nga ana e lojtarëve të mi. Madje, edhe ndeshja që zhvilluam me Vllazninë na shërbeu. Nuk ishte në qëllimin tonë të fitonim ndeshjen. Rezultati ishte i fundit që mund të shikonim. Lojtarët luajtën me dëshirë, duke dhënë më të mirën e tyre.

A do të ketë përsëri ndërhyrje në merkato pas tri afrimeve të fundit?

Çdo ekip e ka të nevojshme ndërhyrjen në merkato, kështu që nuk mund të përjashtoh­emi dhe ne. Jemi në kërkim të disa lojtarëve, ku mendoj se kemi nevojë edhe për një mbrojtës, jo se jemi të pakënaqur. Po kështu, na duhet edhe një mesfushor. Duke qenë se kampionati ka shumë dëmtime, kartonë dhe mungesa, mendoj se duhet përforcuar ekipi dhe më shumë. Gjithashtu, kemi nevojë të fuqizohemi edhe në sulm.

Laçi gjithnjë e më tepër po fokusohet te të rinjtë, mos ndoshta fakti që u shit Uzuni verën e shkuar dhe tashmë klubi kërkon të bëjë të tjera transferim­e?

Ardhja ime këtu bën që Laçi t’u kushtojë edhe më shumë vëmendje këtyre të rinjve. Dëshira është që të punoj me këta të rinj, më pas se sa do të ecin, ne nuk e dimë. Sigurisht që edhe me këtë grup lojtarësh ne do të jemi një kockë e fortë për çdo ekip.

E shikoni të vështirë misionin për të qenë në Europë?

Qëllimet e Laçit janë që të jemi pjesë e Europës dhe mendoj se ne e kemi vendin aty. Superliga shqiptare ka rreth 5-6 ekipe që e kanë këtë synim dhe shpresoj që midis tyre të jemi dhe ne.

Ndeshja e parë e fazës së tretë me Kukësin në transfertë, çfarë prisni?

Është si çdo ndeshje. Kukësi është njësoj si me Tiranën, Kamzën apo çdo ekip tjetër, ku në fokus kemi trepikëshi­n. Do të përgatitem­i për të marrë atë rezultat. Ajo mbetet dhe është një ndeshje e hapur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania