Panorama Sport (Albania)

“Divorci” me Teutën, Latif: Po bëj një hap para në karrierë

Sulmuesi: U befasova, por u jam mirënjohës dhe uroj të fitojnë titullin

- Nuk ishte dëshira juaj të Po momenti më negativ?

Ishte i papritur dhe i bujshëm largimi i sulmuesit ganez Amadu Latif nga Teuta. Përflitej gjatë gjithë kohës që klubi të afronte një ortak për sulmuesin ganez, por me sa duket tani çdo gjë ka ndryshuar. Merkato te Teuta ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj duke bërë që largimi i Latif të ishte i gjashti në dalje për durrsakët dhe i vetmi afrim është ai i Frashërit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, tani me statusin “ish-sulmuesit” të Teutës, ganezi flet për largimin e tij nga bregdetarë­t, duke bërë të ditur se edhe për të ishte një largim i papritur.

Latif, si qëndron e vërteta e largimit tuaj të papritur nga Teuta?

Ishte një situatë shumë e shpejtë dhe skuadra e Shakhtjor Soligorsk kishte interes ndaj meje. Kishte shfaqur dëshirën për të më pasur pjesë të klubit të saj. Palët kishin rënë dakord dhe gjithçka u mbyll me transferim­in tim në Bjellorusi, kjo është e gjitha.

largoheshi­t nga skuadra e Teutës ?

Të them të drejtën, nuk e prisja në këtë moment, por kështu ndoshta ishte shkruar dhe çdo futbollist, përfshirë dhe mua, ka dëshirën për të hedhur hapa përpara në karrierën e tij dhe ky ishte momenti dhe mundësia ime.

Si ishte koha juaj e kaluar këtu te Teuta...?

Ishte një periudhë shumë fantastike ajo që kam kaluar në Durrës. I jam mirënjohës Teutës për mundësinë që më dha për të qenë pjesë e saj. Falënderoj pafundësis­ht tifozët dhe klubin për mbështetje­n e tyre të vazhdueshm­e. Është një familje e madhe dhe dua t’i falënderoj të gjithë për çdo gjë. Zoti i bekoftë të gjithë.

Cili është momenti që do të mbani mend më tepër?

Ka shumë momente të mira, sepse këtu ka pasur gjithmonë një ambient shumë pozitiv. Momenti më i mirë për mua ishte sezonin e kaluar, kur ia dolëm të siguronim mbijetesën, edhe pse ndoshta disa e kishin humbur besimin te ne, por ne ia dolëm. Edhe këtë sezon punuam shumë fort dhe arritëm të bënim më të mirën tonë, këtë e tregojnë edhe rezultatet.

Ashtu si në jetë, dhe në futboll ka momente pozitive dhe negative. Unë personalis­ht nuk mbaj mend asgjë nga këto momente negative dhe nuk i kujtoj asnjëherë. Teuta bëri shumë për mua dhe unë do e vlerësoj gjithmonë. I jam mirënjohës.

Këtë transferim e shikoni një hap përpara në karrierën tuaj?

Personalis­ht, mendoj se po. Është një hap përpara, sepse po shkoj në një klub që ka pretendime, por nuk dua të ndalem këtu, pasi dua të arrij akoma dhe më shumë.

Mendoni se një ditë do të riktheheni në kampionati­n shqiptar?

Nuk mund ta them tani këtë gjë, sepse nuk mund të parashikos­h të ardhmen, por tani jam i fokusuar te klubi i ri dhe të bëj më të mirën. Të punoj sa më shumë dhe të arrij suksese, më pas në të ardhmen asgjë nuk i dihet.

Tashmë që jeni larguar, ku e shikoni Teutën pas përfundimi­t të këtij sezoni?

Nisëm një sezon me objektiva të reja dhe skuadra pati shumë ndryshime në të gjitha drejtimet. Punuan shumë fort duke bërë një gjysmësezo­ni të mirë në çdo aspekt dhe unë dua t’iu uroj më të mirat shokëve të skuadrës, trajnerit dhe klubit. Jam i bindur se objektivin skuadra do ta arrijë dhe lutem që të shpallen kampionë, pasi pavarësish­t largimit, jam dhe unë pjesë e kësaj Teute.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania