Panorama Sport (Albania)

10 me yll dhe numra “Champions”-i, Dibala europian ngjason me Del Pieron

"La Joya", gati të imitojë legjendën italiane të Juventusit

-

Cilësia ka më shumë peshë se sasia. Paulo Dibala ishte ende fëmijë kur Alesandro Del Piero "puthte" Champions-in e fundit të fituar nga Juventusi. Atë vit shënonte vetëm 13 gola, por ja që do të rezultonin thelbësorë për pjekjen e ish-numrit 10. Teksa skuadra shpallej kampione Europe, Del Piero përfundont­e i katërti në garën për "Topin e Artë". Nga italiani, Dibala ka trashëguar jo vetëm fanellën, por edhe aftësinë për të përsëritur disa statistika, ndaj jo më kot, 25-vjeçari ka mundësinë që këtë sezon të përfshihet në aristokrac­inë e futbollit europian. Dallimi mes një lojtari të madh dhe një normali qëndron në aftësinë për të rritur nivelin e paraqitjev­e në ndeshjet e rëndësishm­e. Sivjet, Dibala ka shënuar më pak sesa rendimenti i tij i zakonshëm, por nga ana tjetër është golashënue­si më i mirë juventin në Champions. Në "Old Trafford" goli i tij vuloste sfidën, ndërsa tripleta ndaj Jang Bojsave lehtësonte presionin mbi çështjen e kualifikim­it të Juves nga grupi si kryesuese. Objektivi aktual i "La Joya"-s është paraqitja në ndeshjen e dyfishtë me Atletikon e Madridit në formë sa më të lartë, duke e ditur fort mirë se emri i tij mund të lartësohet edhe më tej duke u shfaqur si vendimtar. KULMI- Edhe Del Piero në sezonin 1995-96 mbërrinte në janar me pak gola (9) që mbanin emrin e tij, ndërkohë që në Champions ishte në kuotën e pesë realizimev­e, po aq sa Dibala aktualisht. Megjithëse nuk kanë luajtur kurrë bashkë, mes dy numrave dhjetë ka shumë harmoni. Alesandro duket si vëllai i madh që jep këshilla, ndërsa Paulo është ai që përthith si sfungjer çdo këshillë. Me 25 vite mbi shpinë, argjentina­si e di se ka ardhur momenti i hapit të madh. Blerja e Ronaldo ka shtuar vetëdijen se këtë sezon Juvja ka shansin e madh që të fshijë të gjitha hidhërimet kontinenta­le të 20 viteve të fundit. Në këtë kontekst, Dibalët nuk i rëndon edhe aq të luajturit larg portës, duke pasur kështu edhe më pak shanse për të shënuar. Rëndësi ka festa në qershor, por me kusht që të jetë në Madrid. QEJF DHE PUNË - Dibala te Juventusi ka mësuar të ketë më shumë kujdes për veten, madje edhe në momentet e pushimit. Për festat e fundvitit pushoi në Majemi me të dashurën dhe familjet përkatëse, por pa hequr dorë nga stërvitja dhe ushqimi i këshilluar nga përgatitës­it juventinë. Koha për relaks u shfrytëzua për të ndjekur evente sportive, por edhe për ndeshje tenisi me të dashurën Oriana, mbesa e tenistes së njohur italiane, Gabriela Sabatini. Kthimi në Torino u karakteriz­ua nga një dëshirë për të bërë më mirë, duke filluar që nga sot nëse zbret në fushë ose në të kundërt të mërkurën në Superkupë. Dibala është gati për të rritur nivelin, ky muaj do të jetë një përgatitje e mirë për hapin e madh në Champions dhe karrierë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania