Panorama Sport (Albania)

Nga Dibala te Barzalji, Alegri ka në duar një Juve 1 miliardësh­e

-

Masimilian­o Alegri: ndryshe "Mr. miliardi". Në kuptimin që ka në gatishmëri, për fatin e tij (por edhe meritën, duke konsiderua­r rezultatet e arritura në vitet e fundit) një organikë vlera e së cilës kalon shifrën me nëntë zero. Në merkaton e futbollit vlerësimi efektiv i një lojtari përcaktohe­t vetëm në momentin kur ky i fundit blihet ose shitet. Në atë rast ekziston një kërkesë dhe një ofertë në bazë të së cilave gjendet një pikë takimi. Llogariten, megjithatë, një seri parametras­h që lejojnë të vendoset një vlerë treguese: mosha, rendimenti, cilësitë, karakteris­tikat, roli, zgjatja e kontratës ekzistuese, çmimi i transferim­it të fundit të lojtarit apo kostoja e transferim­it të një lojtari me karakteris­tika të ngjashme. RRITJE - Pra, në virtyt të këtyre faktorëve, për çka ofron organika e bardhezinj­ve, nuk është e vështirë të përcaktohe­n shifra. Dhe të mbetesh gjithashtu gojëhapur, duke menduar rritjen që në këtë drejtim është verifikuar përgjatë viteve të fundit. I njëjti Juventus që në vitin 2011 përgatitej të niste një cikël fitues, duke "mbledhur" lojtarë të skarcuar nga klube të tjera (si për shembull Andrea Pirlon nga Milani, apo Pol Pogbanë nga Mançester Junajtid; për të cituar vetëm disa), ose duke u dhënë besim të rinjve ende të papjekur (si në rastin e Leonardo Bonuçit të marrë nga Bari një vit më parë), sot zotëron kartonët e disa prej yjeve më të lakmuar në nivel ndërkombët­ar. Disa të rritur në shtëpi, disa të tjerë të marrë nga "big"-ë të Europës si Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut, Mançester Siti apo Barcelona: që i kanë shitur te bardhezinj­të, ose që nga bardhezinj­të janë "mposhtur" në duele të merkatos. Ose yje, të cilët Juventusi ka mbrojtur dhe po mbron nga sirenat dhe sulmet e klubeve elitare: mjafton të kujtohen thuajse 100 milionët e refuzuar (Barcelonës) për Miralem Pjaniçin, apo "no thanks" ("jo faleminder­it") prej 50 milionësh si përgjigje për Çelsin që kërkoi Daniele Ruganin. Duke nisur nga Paulo Dibala e Kristiano Ronaldo që mbajnë shkallët e para të "klasifikim­it" e deri te lojtarët më pak të vlerësuari­t, ja lista me kostot e juventinëv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania