Panorama Sport (Albania)

Milani piketon Falkaon, Sarri: Di që më duhen dy përforcime

‘Pipita’ pranë largimit, trajneri nuk përgënjesh­tron

-

Radamel Falkao vazhdon të jetë një profil që gjithmonë e më shumë në orët e fundit po lakohet si përforcim i mundshëm për Milanin, sidomos për shkak edhe të zërave që "dërgojnë" Gonzalo Higuainin drejt Londrës. Kolumbiani ka edhe dy vite kontratë me Monakon, skuadër ku ka edhe rolin e kapitenit. Rezultatet në Principatë e kanë zhgënjyer kolumbiani­n, i cili do të ishte gati për të provuar një tjetër përvojë në Europë. Në bazë të dëshirës së tij, por edhe nevojave kuqezi, Leonardo dhe Maldini po verifikojn­ë mundësitë për ta sjellë në Milano. Statistika­t flasin pozitivish­t për "Tigrin", i cili ka një mesatare realizuese mjaft të mirë, duke qenë se realizon një gol çdo 98 minuta. Ai vlerësohet shumë në Principatë dhe vështirë se do ta lejonin të largohej pa 20-30 milionë euro, edhe pse skuadra e drejtuar nga Tieri Henri lundron në ujëra të turbullta dhe rrezikon rënien nga Liga e Parë franceze, arsye për të cilën klubi po punon fort në merkato për t'u përforcuar (pritet Batshuai). Në sezonin aktual Falkao ka luajtur 21 ndeshje duke shënuar shtatë gola e duke dhënë dy asiste, pak a shumë statistika të ngjashme me ato të homologut Higuain që me fanellën kuqezi ka shënuar 8 gola në 20 prezenca mes kampionati­t dhe Ligës së Europës. Nga ana e Çelsit nuk zhbalancoh­en, madje as Mauricio Sarri që shihet si stimuluesi i Higuanit për t'u larguar nga kuqezinjtë. Vetë trajneri i bluve nuk mohon interesin për "El Pipitan", teksa për mediat britanike deklaron: "Siç e dini nuk jam unë përgjegjës­i për bisedimet e merkatos. Sipas meje duhen dy përforcime, por zgjedhjet i ka në dorë klubi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania