Panorama Sport (Albania)

Hitcfeld: Nuk shkova te Reali, se nuk dija spanjisht

-

Një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Bundesligë­s, Otmar Hitcfeld fitoi me skuadrën e Borusias në vitin 1997 dhe me Bajernin në 2001. Midis tyre ai fitoi edhe kampionate me këto dy skuadra. Të dielën Hitcfeld do të mbushë 70 vjeç, për "Tz" ai ka folur për jetën e tij si trajner dhe për sukseset me skuadrat që ka stërvitur. Tani jeni në rolin e specialist­it dhe së shpejti keni ditëlindje­n, sa kërkesa keni pasur këto kohë? Kam pasur disa, por jo kushedi se çfarë. Kam ende kohë. Kur isha 50 vjeç bëja një jetë shumë të zënë. Puna ka qenë gjithmonë prioritet për mua. Tani kohët kanë ndryshuar dhe jam pak më i lirë. Kam qenë gjithmonë i mendimit që në profesioni­n tim është gjithmonë mirë të qëndrosh afër me median. Si ndiheni? Tani që nuk punoj më si trajner kam më pak strese. Jeta si pensionist është shumë herë më e rregullt. Situatat stresuese kanë qenë për shumë kohë pjesë e jetës sime. Duhet të kisha gjithmonë rezultate të mira dhe kjo nuk i ka bërë mirë shëndetit tim. Tani jam shumë mirë, familja ime gjithashtu gëzon shëndet të mirë dhe kaloj shumë kohë duke ndenjur me mbesat dhe nipërit e mi. Me pak fjalë po shijoj jetën. Si e kaloni ditën? Mund të fle deri vonë, ky është një privilegj. Nga ora 9:30 lexoj gazetën dhe më pas marr të shfletoj ndonjë libër. Kryej aktivitete sportive në shtëpi dhe në dimër shkoj të bëj ski, kurse në verë luaj golf. Shkoj shpesh në Mynih për të vizituar djalin tim që jeton atje. Nuk mund të ankohem për jetën që bëj(qesh). Cilën faqe shfletoni më së shumti në gazetë, politikën, sportin apo diçka tjetër? Futbolli ka qenë gjithmonë pasioni im dhe vështrimi i parë në gazetë është pjesa e sportit. Edhe pse më duhet të pranoj që më pëlqen të lexoj edhe politikë. Nuk më pëlqen t'i lexoj lajmet e sportit si një tifoz, pasi kam qenë gjithmonë në brendësi të këtij zanati. Kur lexoj situata të ndryshme, më duhet të mendoj si një person që i ka përjetuar vetë këto gjëra. Jam gjithmonë i informuar, pasi shpeshherë më kërkojnë të jap opinionin tim në televizion­e apo gazeta. E shikoni futbollin në televizor njësoj sikur të ishit trajner në fushë? Vështrimin e trajnerit nuk mund ta humbasësh kurrë. Ai fillon që në momentin kur shikon formacione­t para fillimit të ndeshjeve. Si do të luaj x skuadër, me çfarë rreshtimi, taktike. Kjo më ka interesuar gjithmonë. Cila ka qenë oferta më interesant­e në karrierën tuaj? Në Kinë është bërë trend për të punësuar trajnerë të njohur. Por asnjëherë nuk kam marrë një ofertë bindëse. Ajo që më ka mbetur në mendje ishte periudha kur fitova Champions-in me skuadrën e Borusias në vitin 1997. Reali i Madridit u interesua për mua dhe ky ishte një nder i madh. Por, pasi u mendova gjatë, thashë me vete: Derisa të mësoj spanjishte­n do jem shkarkuar nga klubi. Kjo ishte arsyeja pse nuk pranova ofertën e tyre, jam i mendimit se gjuha është shumë e rëndësishm­e për një trajner. Dhe nëse nuk e flet siç duhet, atëherë ajo është një pengesë serioze. Çfarë do të thotë për ju të shijosh momentet? Kur isha trajner shijoja shumë momente. Suksesin, sidomos pas një fitoreje ku presioni bie mbi trajnerin. Mund të ndjesh adrenalinë­n, është një moment shumë i veçantë. Të nesërmen çdo gjë fillonte nga e para dhe tensioni fillonte të rritej, pasi mendoje për ndeshjen e radhës. Tani është ndryshe ky lloj tensioni nuk është më i pranishëm. Planifikoj i qetë udhëtimet dhe kjo më shijon shumë. Kush ka qenë lojtari që keni stërvitur me më shumë kënaqësi? Do të lëndoja shumë lojtarë nëse do të flisja për emra të veçantë. Kanë qenë të shumtë ata që më kanë lënë një shije të mirë. Shumë prej tyre kanë qenë karaktere të përkryer. Për mua shumë rëndësi kanë pasur shumë futbollist­ët që ishin rezervë. Kam parë gjithmonë njeriun pas çdo lojtari. Ka pasur ndonjë lojtar që keni dashur ta stërvitnit në karrierën tuaj? Pa dyshim që ky ka qenë Lionel Mesi. Të stërvitja atë, ka qenë një ëndërr për mua. Por edhe Kristiano Ronaldon. Gjithsesi, kjo nuk ka luajtur një rol të rëndësishm­e në jetën time. Te Bajerni ka pasur shumë lojtarë të nivelit botëror, ashtu si dhe te Borusia e Dortmundit. Mund të përmend këtu Xhovani Elber, edhe pse jo në të njëjtin nivel me Ronaldon dhe Mesin. Ai ishte një person shumë i veçantë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania