Panorama Sport (Albania)

Alarmohet Reali, 7 mungesa dhe Vinicius me grip përpara Betisit

Situatë kaotike për Solarin, rrugët e çojnë tek... Isko

-

Situatë alarmante në kampin e Realit të Madridit. Trajneri Santiago Solari nuk do të ketë të gatshëm për ndeshjen në transfertë ndaj Betisit 7 lojtarë. Për më tepër, Vinicius nuk u stërvit ditën e djeshme për shkak të gripit, duke rënduar akoma më shumë momentin në kampin "galaktik". Talenti brazilian është një nga lojtarët më në formë te Reali, i vetmi që ka bindur dhe ka merituar duartrokit­jet e tifozëve. Ai do të bëjë të pamundurën për të qenë prezent në fushën e lojës, edhe pse më parë duhet të marrë miratimin e stafit mjekësor. Ai dëshiron të vazhdojë ecurinë pozitive të javës së fundit, por dje nuk arriti që të stërvitej me pjesën tjetër të skuadrës. Lojtarët e tjerë që mungojnë për shkak të dëmtimeve janë Kros, Asensio, Jorente, Bejl, Kurtua dhe Mariano. Ky i fundit mori pjesë në stërvitje me skuadrën, por nuk dihet nëse do të jetë në pankinë për ndeshjen me Betisin. Lukas Vaskez do të mungojë për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën kundër Sociedadit, duke i prishur planet trajnerit Solari. Isko- I gjendur në këtë situatë, trajneri i Realit të Madridit është i detyruar që të zbresë në fushën e lojës si titullar Iskon. Vetëm një tjetër çmenduri mund të bëjë që mesfushori të mos jetë titullar, por tashmë dihet që raporti mes trajnerit dhe Iskos nuk është i mirë. Ai ka luajtur vetëm 2 ndeshje nga 16 të mundshme si titullar me Solarin dhe nuk pati hapësirë as në kupë kundër Leganesit. Por, duke parë mungesat e shumta, sigurisht që Isko mund të ketë shansin e artë për të luajtur nga minuta e parë. Dilema e vetme lidhet me pozicion- in ku do të aktivizohe­t "gjeniu" i Realit. Për momentin, vendi i lirë është ai i krahut të djathtë për shkak të mungesës së Vaskezit sepse në qendër është Benzema dhe majtas Vinicius. Por mund të luajë edhe në mesfushën me 3 ku mungon Toni Kros dhe dy të sigurt janë Modriç-Kasemiro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania