Panorama Sport (Albania)

Rinis Premier Liga, Guardiola ironi me ‘djajtë’

Pep: Doja dhe unë disa ditë pushimi në plazh si Junajtid

-

Kampionati anglez do të luajë sot sh tatë ndeshje për javën e 22-të. Kalendari ka rezervuar sfida interesant­e ku bie në sy transferta e vështirë e skuadrës së Liverpulit ndaj modestëve të Brajtonit. Skuadra e Jurgen Klop do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Mançester Sitit. “Reds”-at kryesojnë kampionati­n me katër pikë më shumë se skuadra e Guardiolës që do të luajë në shtëpi ditën e hënë në orën 21:00 ndaj Uolvesit. Ndërkohë, sfida tjetër interesant­e do të jetë ajo midis Çelsit dhe Njukasëlli­t në “Stamford Bridge”. Skuadra e trajnerit italian, Mauricio Sarri, ndodhet në vendin e katërt të tabelës dhe kërkon të sigurojë këtë pozicion. Njukasëlli ndodhet në vendin e 15-të dhe do të shkojë në Londër për t’u shkëputur nga zona e ftohtë. Derbi londinez midis Uest Hemit dhe Arsenalit do të jetë takimi hapës në orën 13:30. “Topçinjtë” ndodhen në vendin e pestë dhe do të kërkojnë të arrijnë zonën e Champions-it përballë një kundërshta­ri që ndodhet në kushte komode në tabelën e klasifikim­it. GUARDIOLA BËN IRONI ME RIVALËT Trajneri spanjoll i Mançester Sitit nuk ka ngurruar të ironizojë edhe kundërshta­rët historikë të Mançester Junajtid. Pasi mundi Liverpulin në ndeshjen e fundit, Siti është rikthyer sërish pretendent për titull, duke ngushtuar diferencën në vetëm katër pikë ndaj “Reds”-ave. “Do të kisha dëshirë shumë të madhe të kisha çuar skuadrën me pushime në një vend me diell”, u shpreh Guardiola teksa i referohej grumbullim­it të Junajtid në Dubai gjatë pushimeve dimërore. Ndërkohë, Kevin de Bryjne nuk ka qenë i kënaqur me zëvendësim­in e tij në minutën e 58-të ndaj Brajtonit ku skuadra e Sitit fitoi me rezultatin e thellë 90. Belgu ka shkuar direkt për në dhomat e zhveshjes në shenjë revolte ndaj vendimit të trajnerit spanjoll, duke mos u pajtuar me këtë zëvendësim. Mesfushori është rikthyer së fundmi nga një dëmtim i rëndë dhe ka kërkuar të ketë më shumë minuta në këmbët e tij për të qenë në formë më të mirë në ndeshjet e ardhshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania