Panorama Sport (Albania)

“E mund Poçetinon, pastaj i liroj stolin”

Solskjaer: Tani jam unë shefi këtu, kujdes Herri Kejnin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pesë fitore radhazi për Ole Gunar Solskjaer, por ndoshta vetëm nesër do të vijë përballja e vërtetë për Mançester Junajtid. Trajneri i ri i “Djajve të kuq” do të ndeshet në transfertë me Totenhemin e Mauricio Poçetinos, pikërisht atij që shihet si pasardhësi i norvegjezi­t në stolin e Mançesteri­t, për sezonin e ardhshëm. Sigurisht që për momentin është Solskjaer që po e shijon aventurën te Junajtid, por nëse elozhet për homologun nuk mungojnë, madje dhe e sponsorizo­n për punën fantastike që ka bërë, ish-sulmuesi i “Djajve të kuq” gjithashtu i lëshon sfidën për ta mundur. “Poçetino në vendin tim sezonin e ardhshëm? Është logjike që të jetë edhe kështu, sepse Mauricio ka bërë një punë fantastike në këto vite te Totenhemi. Nuk ka dyshime se është një prej më të mirëve në qarkullim për momentin dhe Mançester Junajtid me të drejtë e sheh si alternativ­ë. Gjithsesi, stoli i Junajtid për momentin është i imi dhe po e shijoj këtë aventurë. Por, përpara se t’i liroj stolin, pse jo dua ta mund dhe të vazhdojmë serinë pozitive me futbollist­ët e mi”, u shpreh Solskjaer. Për sa i përket duelit me Totenhemin, trajneri i Mançester Junajtid analizon edhe vështirësi­të që e presin. “Rreziku kryesor do të jetë Herri Kejn dhe më besoni kur e them këtë. Ai është një bomber i frikshëm, një prej më të mirëve në botë dhe unë kuptoj jo pak nga golat, - qesh Solskjaer. – Gjithsesi, nga ana tjetër edhe unë kam një grup shumë të fortë lojtarësh në dispozicio­n dhe jam shumë i lumtur që punoj me ta. Prandaj, edhe Kejni nuk do ta ketë të lehtë që të shprehë të gjithë potenciali­n ndaj Junajtid. Do të punojmë që t’i lejojmë të prekë sa më pak topa që të jetë e mundur, ndryshe do të jemi në telashe. Në rastin e parë të pastër për gol, Kejn të ndëshkon, ndaj të bëjmë kujdes. Në të njëjtën kohë, edhe Totenhemi duhet të ketë frikë nga ne, sepse së fundmi po luftojmë si një skuadër e vërtetë. Kemi ndryshuar stil loje dhe tashmë hidhemi të gjithë në sulm për të gjetur golin. Kam në dispozicio­n disa ‘armë’ shumë të forta për të goditur çdo kundërshta­r që na del përpara dhe kundër Totenhemit do të konfirmojm­ë gjithçka pozitive kemi bërë në pesë ndeshjet e fundit”, përfundoi 45-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania