Panorama Sport (Albania)

Momente frike në stërvitjen e Derbi Kauntit

Ishte i pajisur me dylbi e pinca, policia ndërhyri

-

Ndoshta as këtë nuk e priste, por ky sezon për Frenk Lampardin ka qenë i mbushur me surpriza të çmendura. I paharruesh­ëm ishte kualifikim­i me penallti ndaj mësuesit Zhoze Murinjo, me Derbin e tij që eliminonte Mançester Junajtid në “Old Trafford” në “FA CUP”, por edhe ajo që ndodhi të enjten ishte një çmenduri. Një ditë përpara transfertë­s me kryesuesit e Lidsit (u mposhtën dje në shifrat 2-0), Frank Lampard dhe lojtarët e tij kaluan një moment paksa të frikshëm. Gjatë zhvillimit të stërvitjes, njerëzit e sigurisë së klubit panë një person të dyshimtë pak metra larg fushës, që po bënte veprime të çuditshme dhe lajmëruan policinë. Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vend dhe u futën menjëherë në aksion, duke arrestuar këtë person, emri i të cilit nuk u bë ende i ditur. Sipas “Daily Mail”, nga hetimet e para të policisë, është vënë re se e gjitha kjo ka qenë një skemë për të spiunuar skuadrën e Lampardit dhe se nuk ka pasur asnjë rrezik për jetën e futbollist­ëve. Policia tregoi se personi në fjalë kishte një palë dylbi dhe mendohet që të jetë dërguar nga drejtues të Lidsit për të parë stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe për të marrë informacio­n ndaj klubit rival. Megjithatë, personi u mbajt pak orë në komisariat, pasi saktësoi pse kishte me vete dylbitë, një palë rroba të tjera për t’u ndërruar, madje dhe një palë pinca. Gjithsesi, pas aksionit gjithçka është sqaruar dhe personi në fjalë u lirua dhe ndoshta sakrifica e tij e spiunazhit (nëse ka qenë i tillë) u shpërblye, duke qenë se Lidsi fitoi duelin me Derbin e Lampardit.

 ??  ?? Me dylbi dhe pinca, arrestohet tifozi që trembi Lampardin
Me dylbi dhe pinca, arrestohet tifozi që trembi Lampardin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania