Panorama Sport (Albania)

Super-Teuta thyen kazakët, tashmë është në krye

Baletiç: Ky sukses do na japë forcë edhe për kampionati­n

- ROLAND GJINI

Tjetër fitore për Teutën në Ligën Ballkanike. Durrsakët mposhtën dje në ndeshjen e kthimit kazakët e Barsi Atyrau në shifrat 76-81. Ashtu si ndeshja e parë, edhe ndeshja e kthimit u zhvillua në pallatin e sportit "Ramazan Njala", për shkak të largësisë me Kazakistan­in. E gjithë ndeshja u karakteriz­ua nga ekuilibri dhe rivaliteti maksimal, me të dyja ekipet që bënin më mirë në momente të veçanta. Ritmi ishte i lartë që prej fillimit edhe pse fillimisht shënohen pak pikë. Me vetëm 1 pikë avantazh të Teutës mbyllet perioda e parë. Në të dytën miqtë janë më agresivë dhe tregojnë se e duan me ngulm një fitore ndaj Teutës pas një udhëtimi kaq të gjatë. Loja e tyre është më e rrjedhshme dhe ka saktësi në finalizimi­n e sulmeve. 40-33 mbyllet pjesa e parë e lojës në favor të kazakëve. Edhe perioda e tretë nis me një 3-pikësh të miqve, më pas Teuta gjen forcat dhe reagon, ku tregon grintë, saktësi dhe kualitet në lojën e saj. Kjo bën që disavantaz­hi në pikë të zvogëlohet, madje shumë shpejt shifrat barazohen 43-43. Loja e vendësve ka entuziazëm, e cila e shoqëruar me cilësitë dhe eksperienc­ën e lojtarëve në fushë, bën që situata të kthehet në favor të durrsakëve. Në fund të këtij fraksioni, Uillson me një iniciativë personale shënon një dypikësh shumë të bukur, duke bërë që rezultati të shënojë 56-60 për Teutën. Perioda e katërt fillon me më shumë agresivite­t të Barsi Atyrau. I gjithë ky fraksion shoqërohet me nerva dhe rivalitet. Një 3-pikësh i bukur i Abramian pasohet me një superzhytj­e të shtatlarti­t të Teutës, Kopes. Kazakët nuk dorëzohen dhe barazojnë 6565, më pas Teuta kryeson lehtë vazhdimish­t. Mkrtiçian del nga loja me 5 personale, por kazakët kontestojn­ë duke pretenduar që ka 4 të tilla. Në vijim, Teuta administro­n mjaft mirë avantazhin, duke siguruar fitoren e 5-të në Ballkan Ligë.

FLET TRAJNERI - Në fund të takimit trajneri i Teutës, Modrag Baletic, deklaroi: "Ishte një ndeshje shumë e fortë, ndaj një kundërshta­ri po kaq të fortë, i cili ka shumë lojtarë të huaj. Luajtëm mirë dhe e merituam të fitonim. Kjo fitore na stimulon edhe për kampionat ku presim të bëjmë edhe më mirë, pasi të përforcohe­mi me lojtarë të rinj".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania