Panorama Sport (Albania)

Alegri: Kristiano është i qetë, Kupa e Italisë një objektiv

"Me Bolonjën bëj rrotacion, por s'do jetë shëtitje"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Vit i ri, por synime të njëjta për Masimil iano Alegrin, të cilit, siç ka konfirmuar ditën e djeshme në konferencë­n për shtyp, ndeshja me Sampdorian nuk i ka pëlqyer, "përtej pritjeve spektakola­re të Auderos dhe golit të anuluar, sepse u lejuam shumë hapësira dhe raste për të shënuar. Duhet të rikthehemi menjëherë në rrugën e duhur, edhe sepse Kupa e Italisë për ne është një objektiv i rëndësishë­m në të njëjtin nivel me titullin e Serisë A, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën. Dhe, - ka shtuar trajneri bardhezi, - nuk dua të dalim që nesër (sot) nga kompeticio­ni, pasi me Bolonjën pres të jetë shëtitje".

SHUMË FJALË

ë stërvitësh Juventusin shpesh nënkupton të jesh edhe politikish­t korrekt, por Alegrit i krijojnë gjithmonë shqetësim fjalët e kota. Sepse dje trajneri ka prekur edhe temën e episodeve dhe trazirave të 26 dhjetorit. "Nuk bëj politikani­n, Italia në atë pozicion ka njerëz të zotë... Lidhur me koret raciste (duke iu referuar atyre kundrejt Kulibalisë në InterNapol­i) thanë frazat e zakonshme për të kaluar radhën. Është e thjeshtë: ekzistojnë metoda për të kapur individët që sillen keq. Nëse nuk gabohem, ai që në Angli i lëshoi bananen Sterlingut nuk mund të shkelë më në stadiume". Alegri ofron edhe një mendim rreth arsyes përse do ishte e kotë të pezullohes­hin ndeshjet. "Hamendësoj­më se po goditet një penallti dhe nisin koret raciste. Çfarë bëjmë? Kam dëgjuar shumë ide. Në këto raste dhe të mendojmë që në Itali jemi kampionë bote, në vend që të merren vendime, të gjithë flasin kot në vend që të heshtin". Gazetarët i kujtojnë edhe Superkupën, ku Juvja do përballet me Milanin të mërkurën në 18:30, që do zhvillohet në Arabi: "U nënshkrua një kontratë nga Liga e Serisë A dhe duhet të shkojmë. Është hedhur edhe një hap përpara, me gratë që mund të hyjnë në stadium. Të shohim aspektin pozitiv, meqenëse me Arabinë kemi edhe raporte komerciale".

RONALDO

Dhe nëse gjendja e Manxukiçit është "no good ('jo mirë'), siç thotë gjithmonë Mario", është momenti i Moise Kin. "Po, mund të luajë nga minuta e parë po ashtu si Spinacola. Edhe Kristiano luan, por duhet të shohim kur dhe si. Çështja e Las Vegasit? Flas vetëm për futboll. E kam parë të qetë dhe është stërvitur mirë, gati për pjesën e mbetur të sezonit. Në portë luan Shezni, por nëse vazhdojmë të jemi në turne, portieri i Kupës së Italisë më pas do jetë Perin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania