Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Ç’goditje Paketa! Higuain? Uroj të qëndrojë

Rino: Në 2019-ën dua qetësi, por edhe rezultate

-

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nëse Milani do të luajë një tjetër fi nale Superkupe, është falë ecurisë në Kupën e Italisë në sezonin e kaluar. Pikërisht, impenjimi në Kupë është i pari për këtë vit kalendarik. Milani luan sot në orën 18:00 në "Marasi" ndaj Sampdorias, sfidë për të cilën Xhenaro Gatuzo nuk zhvilloi konferencë­n e zakonshme për shtyp, por i besoi mendimin e tij televizion­it të klubit.

Pas ditëlindje­s, menjëherë vijnë dy impenjime të veçanta si Kupa dhe Superkupa, si ndiheni?

Ditëlindje­t nuk më kanë pëlqyer kurrë, sepse do të thotë se po plakem. Shumëkush e feston, por jo unë. Nga skuadra pres si dhuratë që ta nisim aty ku e mbyllëm vitin e kaluar. Dua një ndeshje si ajo ndaj Spalit, ku të tregohemi të shpenguar dhe të marrim rezultat.

Cila është fjala kyçe për 2019-ën?

Qetësi, sepse na duhet në stërvitje dhe në fushën e lojës. Vjet kemi menduar shumë, por shpesh duhet të luash me zemër pa e vrarë mendjen për ndonjë gabim. Nuk duhet të kemi frikë të luajmë.

Superkupa është shoqëruar me shumë polemika për shkak të pranisë së femrave në stadium. A duhej organizuar patjetër në Arabi?

Drejtuesit dhe ata që vendosin për këtë aspekt kanë qenë të qartë dhe nuk kam çfarë të shtoj. Nuk është ky momenti për të gjykuar, Liga ka marrë një vendim dhe ne u bindemi atyre që na përfaqësoj­në.

Si e gjetët skuadrën pas pushimeve të fundvitit?

Djemtë kanë bërë pushim absolut për katër ditë, por më pas i janë kthyer punës. Në tri ditët e fundit kemi punuar me ritme të ulëta, sepse skuadra më është dukur në formë të mirë. Ndeshja ndaj Sampdorias do të jetë një provë e mirë, sepse do të kemi përballë një ekip që ka pasur rezultate kohët e fundit. Besoj se do të jemi gati.

Në vitet e fundit Milani ka regjistrua­r një ecuri të mirë në Kupë, doni finalen edhe këtë vit?

Vjet finalja na zhgënjeu, por nuk i fshin momentet e bukura të këtij kompeticio­ni. Le t'i marrim ndeshjet me radhë e më pas do të shohim ç'do të ndodhë.

Të kthehemi te skuadra, cilat janë përshtypje­t e para mbi Paketën?

Është një futbollist shumë i zgjuar dhe me karakteris­tika të veçanta. Nuk duket si një lojtar brazilian. Bën lëvizje prej braziliani, por nga mënyra sesi lëviz, sesi qëndron në fushë duket sikur është rritur në Europë. Ka cilësi, forcë fizike dhe në vend të trurit ka një magnet që thith çdo informacio­n, sidomos në lidhje me aspektin taktik. Këto janë gjëra të rëndësishm­e për një lojtar 21-vjeçar. Më duhet ta pranoj se më ka habitur me profesiona­lizmin dhe karizmin e tij. Kërkon gjithnjë topin, propozohet për shokët, gjen hapësira mes rivalëve. Të gjitha këto më bëjnë të mendoj se kemi bërë një blerje të madhe.

Milanistët duan të dinë diçka më shumë për Higuain, çfarë mund të na thoni?

Edhe Gonzalo është paraqitur në formë. Nëse nuk do të stërvitej siç më pëlqen mua, nuk do ta hidhja titullar ndaj Sampdorias. Rreth tij ka shumë zëra aktualisht, por duke e parë si stërvitet, sa i disponuesh­ëm dhe sa profesiona­l është, ndihem i qetë. Pjesa tjetër janë gjëra që i përkasin vetëm atij dhe vëllait menaxher që flet me Leonardon. Për sa më takon mua si trajner, shpresoj ta kem në dispozicio­n sa më shumë të jetë e mundur. Për sa kohë do të jetë te Milani dhe do të ketë profesiona­lizmin që e karakteriz­on, me mua nuk do të ketë kurrfarë problemi.

Përveç Gonzalos, ndaj Sampit do luajë edhe Konti?

Andrea duhet të jetë i lumtur, sepse kur u dëmtua për herë të dytë as që mendohej se mund të luante më për 2018ën. Tani më takon mua ta hedh në fushë aq sa duhet me shpresën se do të na ndihmojë. Nuk duhet të nxitohemi dhe të harrojmë ato që ai ka kaluar.

Si është gjendja e të dëmtuarve?

Suso ka probleme me muskujt e fundit të barkut, por nuk bëhet fjalë për hernie. Ka një problem që ka rreth një muaj që e shqetëson. Striniç është në grup, ndërsa Kaldara dhe Bilia do të jenë gati pas një muaji.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania