Panorama Sport (Albania)

Partizani merr mbrojtës, por ka krisje për merkaton

Të kuqtë shkëlqejnë në barazimin 1-1 me Antaliaspo­rin, Gega: Ekipi më mahniti

- JORGIS MEMO

Firmos kosovari Lum Rexhepi, negociata edhe me dy të tjerë për sulmin. Ndërhyrje pa fund dhe Dervishi si hije, zbardhen prapaskena­t

Partizani nuk fiton, por ama shkëlqen me lojë në përballjen ndaj skuadrës së Superligës turke, Antaliaspo­r. Të kuqtë barazuan sërish 1-1, ashtu si ndaj Sivasporit tri ditë më parë, por këtë herë loja e “demave” ka qenë mbresë-lënëse, veçanërish­t në pjesën e dytë. Një mori rastesh për shënim, aksione me një rrjedhë logjike dhe lojtarë që tregojnë formë të mirë, duke dhënë garanci për startin e fazës së tretë. Trajneri Skënder Gega kishte menduar dje të hidhte në fushë fillimisht të gjithë lojtarët që kanë pasur më pak hapësira, e më pas “artileria” e rëndë të aktivizohe­j në 45 minutat e dyta. Gega provoi në krahun e djathtë të mbrojtjes për herë të parë si titullar Besnik Feratin, një 18vjeçar që është pjesë e Kombëtares U-19 të Maqedonisë. Në mesfushë luajtën të rinjtë Kodra dhe Kote, por gjithashtu afrimet e fundit, Hyseni dhe Jusufi. Ky i fundit u vendos në majën e sulmit. Pas një goditjeje befasuese nga jashtë zone, të kuqtë shokohen në minutën e 2-të nga mesfushori i Antaliaspo­rit, Shinik. Më pas është Çinari që tenton të barazojë nga një goditje dënimi, por pret portieri turk. Loja u balancua ndjeshëm, ndërsa rastin më të mirë e shpërdoroi Jusufi, i cili i vetëm me portierin nuk arriti të shënojë. Të kuqtë shtuan presionin, por pjesa e parë u mbyll 1-0 për turqit. Në 45 minutat e dyta ishte një histori tjetër, teksa Gega hodhi në fushë titullarët, të cilët dominuan totalisht. Që në start një asist perfekt në zonë i Asanit kthehet në gol nga Jurgen Bardhi, që iu vidhet bukur mbrojtësve dhe barazon shifrat. Për fantazisti­n që po luan në majën e sulmit të “demave”, ky gol vinte pas tre muajsh “agjërim”, teksa për herë të fundit kishte shënuar në kampionat më 11 nëntor ndaj Laçit, duke i dhënë fitoren ekipit. “Demat” kanë qenë disa herë pranë golit të dytë, por shpërdorua­n shumë raste. Trashi ka qenë i papërmbajt­shëm në të majtë, ndërsa në formë të mirë ishin edhe Mala e Asani. Deri në fund, pavarësish­t përpjekjev­e të të kuqve, takimi u mbyll në barazim.

 ??  ?? Lojtarët e Partizanit duke festuar golin e Bardhit
Lojtarët e Partizanit duke festuar golin e Bardhit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania