Panorama Sport (Albania)

Kukësi bind ndaj rusëve, ndryshon skema

Nga 3-4-3 varianti bëhet 4-2-3-1, Rexhinaldo ulet në stol

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi barazon 1-1 ndaj klubit gji gand rus, Rostov, teksa autori i golit është sërish Arbër Çyrbja, i cili arriti të shënonte edhe në miqësoren e parë kundër Istanbul Basaksehir. Të besuarit e Armando Cungut zhvilluan një lojë të mirë ndaj një kundërshta­ri me nivel të lartë. Sa u përket golave çdo gjë është mbyllur që në pjesën e parë, ku të dyja skuadrat ishin në fushë me formacione­t më të mira. Risi te Kukësi ishte ndryshimi i skemës dhe aktivizimi nga minuta e parë i dy blerjeve të janarit: Eduard Rroca dhe Vasil Shkurtaj. Nga skema e preferuar 3-4-3 e muajve të fundit, trajneri Cungu provoi dje variantin taktik 4-2-3-1, që në varësi të lojës bëhej edhe 45-1 ose 4-4-1-1. Vasil Shkurtaj ishte në majën e sulmit, ndërsa Çyrbja dhe Melo e mbështesni­n nga krahët. Më afër sulmuesit qëndronte Rroca në rolin e një fantazisti, ndërsa nga stoli e nisi Rexhinaldo.

NDESHJA

Nënkampion­ët në fuqi të Shqipërisë e panë vetën në disavantaz­h që në minutën e 17-të, kur Gulevski shënoi për rusët. Por, pa përfunduar pjesa e parë, mesfushori i avancuar i krahut të djathtë, Arbër Cyrbja shtang Rostovin, duke realizuar një gol mjaft të bukur pas goditjes në afërsi të zonës. Në pjesën e dytë, skuadrat thuajse ndryshuan totalisht, por përtej rasteve të shumta që patën, rezultati nuk ndryshoi. Krasniqi, Qaqi, Ethemi, Rexhinaldo dhe Kalaja u futën njëri pas tjetrit nga trajneri Cungu. Portieri Faton Maloku ishte i vetmi futbollist me probleme fizike që nuk ishte grumbullua­r dje. Ndërkohë, vlen të theksohet se fanellat e Rrocës dhe Shkurtajt ishin ato që kanë mbajtur Musolli dhe Shkodra. Një gafë në organizimi­n e klubit, për më tepër që bëhet fjalë për miqësore ndërkombët­are, ku gjithçka nis nga detajet e vogla, por, me sa duket, te Kukësi kanë bërë llogari gabim me fanellat. Rroca kishte numrin 23 dhe mbi shpinë shkruhej Musolli, ndërsa Shkurtaj mbajti numrin 10 dhe me fanellën ku shkruhej Shkodra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania