Panorama Sport (Albania)

Tahiraj te Hajduku, një vlonjat bën lëmsh Kroacinë

22-vjeçari shqiptar ishte pranë nënshkrimi­t me Dinamo Zagreb

- JETON STAMOLLA

Françesko Tahiraj bën "lëmsh" Kroacinë. Deri dje në mbrëmje në të gjitha mediat kroate, por jo vetëm, flitej për një akord mes sulmuesit të talentuar vlonjat dhe klubit të Dinamos së Zagrebit. Mirëpo, pas një historie si telenovelë, të premten në 23:30 gazeta e njohur kroate "Jutarnji", zbulonte se Tahiraj i është bashkuar Hajdukut të Splitit në Belek të Turqisë, aty ku ekipi po kryen fazën përgatitor­e. 22-vjeçari shqiptar, i cili ka shkëlqyer në fazën e parë në kampionati­n slloven, duke realizuar 9 gola dhe ofruar 4 asiste, për ngjyrat e Aliminij, ekip ku luan që prej vitit 2016, pritet që të bëjë hapin e madh të karrierës në këtë merkato dimërore. Sulmuesi anësor është në skadencë kontrate me klubin e tij aktual dhe pas një takimi që ka pasur javën e kaluar me drejtuesit e klubit kroat, palët kanë rënë dakortd për të nënshkruar një marrëveshj­e 3-vjeçare, e cila pritet që të zyrtarizoh­et në ditët në vazhdim. Pa dyshim që nëse gjithçka do të zyrtarizoh­et, përjashtua­r ndonjë surprizë të mundshme, duke qenë se për atë ka qenë i interesuar edhe Dinamo Zagreb, Françesko Tahiraj do të ketë shansin që të bëhet pjesë e një prej klubeve të mëdha të Ballkanit dhe nga sezoni i ardhshëm mund të luajë edhe në Kupat e Europës.

NGA JUVJA TE HAJDUK

Françesko Tahiraj është një lojtar që ka fituar jo pak herë vëmendjen e mediave, duke nisur fillimisht nga ato italiane, meqenëse ai ka hedhur hapat e parë të rëndësishë­m në vitin 2013, në radhët e të rinjve të Juventusit, ku u prit me shumë elozhe. Më pas, ai kaloi në skuadrat e Karpit dhe të Torinos, për t'u transferua­r përfundimi­sht në Slloveni, në vitin 2016 te skuadra e Zavrcit, ku nisi edhe karrierën si profesioni­t. Një sezon më pas, ai kaloi tek Alumnij, aktualisht skuadër që renditet e treta në kampionati­n vendës, ku në dy sezone e gjysmë ka grumbullua­r 83 prezenca dhe ka shënuar 18 gola, ndonëse ky aktuali është sezoni i tij më pozitiv. Sigurisht që me kalimin te Dinamo e Zagrebit, Françesko Tahiraj do të ketë një vëmendje shumë më të madhe edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, për një grumbullim të mundshëm për ndeshjet e radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania