Panorama Sport (Albania)

Grek Klark zbarkon në Tiranë, Duka ka mbështetje­n e federatës angleze

Presidenti i FSHF-së merr elozhe përpara Asamblesë së UEFA-s

-

Federata Angleze e Futbollit zbarkon në Tiranë, konkretish­t me numrin një të saj, presidenti­n Grek Klark. Kjo vizitë ka nisur në ambientet e federatës sonë, ku është pritur nga presidenti Armando Duka dhe pas një bisede të parë mes palëve, takimi është spostuar më pas në vizitimin "Shtëpisë së Futbollit", siç quhet ndryshe edhe godina e ambienteve të reja të FSHF dhe fushave sportive të kombëtares, për t'u ndalur në fund tek "Arena Kombëtare". Në këtë periudhë fushate, për organet drejtuese të qeverisë së futbollit europian, presidenti­Armand Duka ka siguruar mbështetje­n maksimale nga një prej tetë vendeve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Greg Klarkun, që e konfirmoi hapur mbështetje­n ndaj numrit një të futbollit shqiptar. "Jam në Tiranë për të mbështetur presidenti­n tuaj, pasi po bën një punë shumë të mirë për futbollin shqiptar, me investime të rëndësishm­e jo vetëm në politikat e sportit, por edhe në infrastruk­turë. Erdha këtu që ta takoj, të flas me të, të mësoj prej tij, sepse unë kudo që shkoj kam diçka për të mësuar. Unë, si përfaqësue­s i Federatës Angleze, jam gjithashtu mbështetës i kandidimit të tij në UEFA, sepse Armando është një person me një reputacion të mirë në Europë, në sajë të punës që ka bërë. Për këtë arsye mendoj se është një kandidatur­ë mjaft e mirë", u shpreh presidenti i Federatës Angleze. Pa dyshim që kjo vizitë e Greg Klarkut ishte një mbështetje shumë e fortë jo vetëm për Armando Dukën, por mbi të gjitha për futbollin shqiptar në tërësi. Për sa i përket Asamblesë Zgjedhore për organet drejtuese të UEFA-s, ajo do të zhvillohet më 7 shkurt në Romë, ku veç anëtarëve të komitetit do të zgjidhet edhe presidenti i saj, me Aleksandër Ceferin që do të rikonfirmo­het në këtë post, duke qenë se nuk ka asnjë kandidat tjetër në këtë garë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania