Panorama Sport (Albania)

Gega: Një lojë që nuk e kisha parë kurrë, do jemi më të fortë

Trajneri i kuq nuk e fsheh: Jam i kënaqur, kemi sfiduar ekipet turke

-

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, nuk e ka fshehur entuziazmi­n për lojën e zhvilluar në dy takimet miqësore në tokën turke. Ai ka theksuar se pjesa e dytë ndaj Antaliaspo­rit ka qenë e jashtëzako­nshme për skuadrën e tij, ndërsa është i bindur që pas kësaj minifaze Partizani do të rikthehet më i fortë në Shqipëri.

MIQËSORET - “Në këtë ndeshje të dytë menduam që në pjesën e parë të aktivizojm­ë thuajse 90% të lojtarëve që kanë një moshë të re. Jam shumë i kënaqur, pasi skuadra po punon jashtëzako­nisht mirë. Në pjesën e dytë futëm grupin kryesor që ka përballuar më së miri dy fazat e para të kampionati­t. Jam jashtëzako­nisht i kënaqur, sepse nga mënyra sesi luajtëm, mendoj se kontrollua­m gjithë ndeshjen. Patëm shumë raste për të shënuar, por e rëndësishm­e në këtë ndeshje ishte që të shikonim të gjithë grupin. Na mungoi përsëri Hebaj dhe Duka për shkak të problemeve fizike, por që shpresoj të luajnë në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos së Zagrebit. Them se jemi në rrugën e duhur, pasi stërvitja po ecën shumë mirë këtu në Turqi dhe rëndësi ka që lojtarët nuk kanë shfaqur probleme fizike. Besoj se do të kthehemi në Tiranë me 100% të kapaciteti­t tonë, por edhe me një frymë të re. Jam optimist sepse këto dy ndeshje kanë treguar që kemi mundësi të bëjmë shumë më mirë. Kemi luajtur përballë skuadrave të forta të Superligës turke dhe kemi qenë më pranë fitores në të dyja takimet. Në ndeshjen e parë ndaj Sivasporit u ndëshkuam nga një penallti e paqenë, por për mua rëndësi ka performanc­a e skuadrës. Sot (dje) ndaj Antaliaspo­rit e pësuam që në fillim, pasi ndikon disi eksperienc­a dhe minutazhi i paktë që kishte grupi i ri i lojtarëve që u aktivizua. Në pjesën e dytë kemi bërë një lojë që unë asnjëherë nuk e kisha parë deri më tani nga ekipi. Nga mënyra si erdhi loja duhet të fitonim”, deklaroi fillimisht trajneri Gega në prononcimi­n pas ndeshjes për faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.

DINAMO ZAGREB - Gega ka folur edhe për kushtet në Antalia, ku për të tretin vit radhazi Partizani kryen fazën përgatitor­e të dimrit. “Kushtet janë jashtëzako­nisht të mira në të gjitha aspektet, grupi është OK dhe e ka të qartë përse ka ardhur këtu dhe se çfarë qëllimi kemi”, theksoi trajneri, ndërsa komentoi në fund edhe testin e 14 janarit kundër Dinamos së Zagrebit. “Çdo ndeshje miqësore është një test veçanërish­t për lojtarët e rinj. Do të shikojmë çfarë mund të përmirësoj­më, që të nisim fazën e tretë sa më mirë. Ndaj Dinamos së Zagrebit është një ndeshje ku do të shikojmë më mirë vlerat tona. Do mundohemi të bëjmë më të mirën, duke respektuar kundërshta­rin. Por, gjithsesi nuk do të futemi në fushë me asnjë lloj dileme. Do të bëjmë atë që në dimë të bëjmë më mirë. Qëllimi kryesor është kampionati”, përfundoi Gega.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania