Panorama Sport (Albania)

Merkato dhe xhelozi, ka krisje për blerjet

Ish-drejtori i Partizanit po ndikon, trajneri është i prerë

- JORGIS MEMO

Merkatoja e Parti zanit është kthy er në një “rebus”, jo për faktin se mungojnë alternativ­at, por për njerëzit që vendosin në klubin e kuq për të sjellë lojtarët që trajneri Skënder Gega pret në pozicionet që ka kërkuar. Para nisjes në Turqi, kreu i pankinës bëri një takim me presidenti­n Gazmend Demi dhe drejtorin Olsi Rama për të qartësuar vazhdimësi­në. Në verën e vitit 2018, Gega ra dakord me kreun e klubit që të firmoste një kontratë 6mujore me të drejtë rinovimi nëse palët do të mbeteshin të kënaqura. Pas dy fazave ku trajneri i mori maksimumin një grupi lojtarësh që në fillim të sezonit, ndoshta u panë me skepticizë­m për atë që mund të bënin, tashmë kërkohet një menaxhim sa më i mirë i situatës për të rikthyer titullin. Gegës i është afruar një letër e bardhë për të firmosur rinovimin aq sa dëshiron, ndërsa edhe vetë trajneri ka paraqitur projektin e tij. Mirëpo, nëse rezultatet pozitive fshehin problemet dhe atmosfera te “demat” duket e qetë, e kundërta po ndodh tani që klubi është në kulmin e merkatos dhe drejt finalizimi­t të goditjeve të janarit. Krisjet kanë nisur dhe sebep është bërë pikërisht merkatoja. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivi­sht se stafi teknik me në krye trajnerin Skënder Gega nuk e ka ndierë veten komod së fundmi për mënyrën sesi po shkojnë gjërat. Me qindra emra për pozicione të ndryshme, por mbi të gjitha edhe afrime që ndoshta nuk kanë qenë aspak në planet e trajnerit.

ISH-DREJTORI

Si hije në klubin e kuq së fundmi është shfaqur ishdrejtor­i Dritan Dervishi, i cili mësohet se së bashku me një agjent tjetër po projekton disa afrime të rëndësishm­e te Partizani. Natyrisht, më parë ish-drejtori me siguri mund të ketë marrë “bekimin” e Demit apo Ramës për t’i propozuar lojtarë klubit. Por, në këtë pikë duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë, pasi mësohet se palët janë ndarë në idetë e tyre, e për më tepër ai që duhet të japi OK-in në fund (trajneri) duket se nuk është dakord me disa propozime që i janë bërë. Gazeta mëson se mbrojtësit Hektor Idrizaj dhe Lum Rexhepi janë kërkesa parësore të trajnerit, por që ende klubi nuk po i konkretizo­n.

FINANCAT

Merkatoja mund t’i japë një shtysë të madhe skuadrës, por nga ana tjetër mund të prishë disa ekuilibra. Këtë sezon te Partizani po shkëlqen mesfushori Esat Mala, i cili arriti të grumbulloh­ej edhe nga Kombëtarja Shpresa. Besojeni apo jo, por ai merr vetëm 500 euro në muaj. Ndërkohë, afrimet e fundit në skuadër që nuk dihet ende nëse kanë qenë apo jo në listën e Gegës kanë firmosur për 2500 euro rrogë. Indirekt kjo prish disa ekuilibra, edhe pse stafi teknik është munduar të mbajë grupin kompakt dhe kjo ka qenë arma e fortë e Partizanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania