Panorama Sport (Albania)

Arbri: Dëmtimi ishte dramë, Luftëtari qëndron në Superiore

-

Ndodh edhe kështu. Që në moshë fare të re t’i thuash “jo” fushës së blertë, por jo pasionit për futbollin. Një histori sa e trishtë aq dhe intriguese për beratasin Polizoi Arbëri, aktualisht “krahu” i djathtë i Gentian Mezanit në stolin bluzi. Gjatë intervistë­s së tij për “Panorama Sport”, 28-vjeçari beratas, i fundi i dinastisë “Arbëri” do të tregonte arsyet e ndarjes me futbollin e luajtur dhe vazhdimin e ëndrrës së trajningut. Arbër, e latë futbollin shumë herët, për shkak të dëmtimeve dhe operacione­ve, por tashmë keni nisur një tjetër rrugë, atë të trajningut. Ju vjen keq që ju desh ta nisnit kaq shpejt? Me Luftëtarin është eksperienc­a ime e parë si trajner dhe ka shumë ndryshim nga të qenurit lojtar. Isha vetëm 28 vjeç dhe m’u desh të lija futbollin e luajtur, pasi pësova dëmtim në gjurin e majtë kur isha pjesë e Kukësit. Pas tri ndërhyrjev­e në gju nuk ia dola të luaja më futboll. Si çdo lojtar që jetën dhe karrierën sportive e lidh me futbollin, edhe unë pa dyshim s’e përjetova më mirë atë që ndodhi. Megjithatë, ky fakt s’më demoralizo­i. Përkundraz­i, më motivoi për të nisur një tjetër aventurë sa të dashur aq dhe intriguese, atë të trajningut. Si është të punosh në krah të Mezanit? Mezani është një trajner punëtor dhe shumë i përkushtua­r pas futbollit. Me teknikun Mezani kam qenë pjesë e Flamurtari­t si lojtar para tri sezonesh. Në Vlorë kam trajnuar ekipe moshash dhe besoj se kam fituar sadopak eksperienc­ë në këtë fushë, ndaj dhe Mezani më ofroi pozicionin e zëvendëstr­ajnerit në radhët e Luftëtarit. Arbër, po hasni vështirësi në Gjirokastë­r prej dëborës. Sa do të ndikojë kjo në marrjen e ngarkesave për këtë periudhë minifaze? Realisht, dëbora e dy ditëve të fundit në njëfarë mënyre na është bërë pengesë për të zhvilluar normalisht programin stërvitor. Në axhendën tonë si staf teknik kishim programuar tri-katër takime miqësore, sikundër ishte programuar të mërkurën miqësorja me Butrintin. Ekipet me të cilat kemi planifikua­r për miqësoret e radhës janë të fiksuara, por s’do të kishte kuptim bërja e ditur e emrave të tyre për sa kohë moti me dëborë na penalizion. Gjithsesi, në pallatin e sportit ne vijojmë përgatitje­t në kushte optimale me një dhe dy seanca në ditë. Ka ardhur vetëm Fili në sulm, po me Vucajn ç’po bëhet? Fili është një lojtar që ka fituar eksperienc­ë në ekipe si Partizani dhe Skënderbeu dhe si i tillë do të jetë i rëndësishë­m për ekipin tonë. Sa i takon pjesës së Vucajt, s’më takon mua të jap një përgjigje të saktë. Di të them që është në planet e Luftëtarit në merkaton e dimrit. Shpresoj të na bashkohet ditët në vijim. Ai (Vucaj) është lojtar që do të na bëjë punë në mesfushë. Me këtë grup, çfarë mund të arrijë Luftëtari? Gjysma e garës së mbetur pa dyshim që do të jetë e fortë. Por, me cilësitë që ka brenda skuadra, jam i bindur se Luftëtari do të jetë pjesë e Superligës sezonin e ardhshëm. Kualitet në ekip, fryma e grupit, kolektivit­eti, nga sa jam në dijeni, janë cilësitë më të çmuara të kësaj skuadre, ndaj dhe si staf jemi të bindur se do t’ia dalim. Ju jeni një nga “pinjollët” e fundit të dinastisë “Arbëri”. Ç’mund të thoni për këtë pjesë? Unë si lojtar kam luajtur për ngjyrat e Tomorit, Lushnjës, Bylisit, Flamurtari­t, Vllaznisë dhe së fundmi Kukësit. Im atë, Theodhori, e ka shpallur Tomorin nënkampion në sezonin ‘98-’99. Arbeni, Klodiani dhe vëllai im Gersi janë pjesë e “familjes Arbëri” që jetën i kanë kushtuar futbollit. Unë dëshiroj të eci në gjurmët e tyre. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania