Panorama Sport (Albania)

Seferi: Tirana u rrënua, borxhi ndaj meje shtohet dita-ditës

“Vetë krijimi i Shoqërisë Aksionere ka qenë i gabuar”

-

OLSI AVDIAJ

Me gjak bardheblu! I tillë është Me tush Seferi. Një “tirons”, i vërtetë dhe mbi të gjitha zotëri i vërtetë. Me hijeshinë e një njeriu të nderuar, me ish-presidenti­n e Tiranës në vitet 1993-1998, takohemi në një nga kafet e rrugës “Fortuzi”. Së pari, flasim për Tiranën e tij të mëparshme, por edhe aktualen. Për mënyrën sesi një klub si Tirana i zgjidhte hallet në vitet ’90 me bordero të rregullta e laps e letër dhe që e ka të vështirë dhe është në krizë financiare në kohën e teknologji­së “smart”. Nuk dëshiron të flasë shumë, ndonëse disa këshilla i ka për klubin. Na sqaron se prej tetë vitesh endet dyert e institucio­neve për të marrë atë që i takon. “Nuk e kuptoj. Borxhi po shkon rreth 700 milionë (të vjetër) dhe nuk i paguajnë”, shprehet ish-presidenti. Është i zhgënjyer nga të gjithë, sepse sipas tij askush nuk ka kulturën për të zbatuar një kontratë apo vendim gjyqi. Por, duke lënë pas paratë, presidenti që i ka dhënë tre tituj, dy Kupa e Superkupa ekipit të Tiranës, më shumë ka hallin e skuadrës. Pasionit të zemrës. Familjes bardheblu. Tiranës...

Zoti Seferi, si është situata e borxhit tuaj në raport me klubin Tirana. A ju kanë shlyer ndonjë pjesë?

Absolutish­t, jo. Madje, është agravuar tej mase shumë borxhi. Janë dhe dalin lloj-lloj pengesash për të mos u paguar ai borxh. Tetë vitet e fundit për mua kanë qenë problem më vete me të gjitha institucio­net.

Klubi dhe bashkia nuk ju kanë dhënë ndonjë sinjal kur do të shlyejnë borxhin tuaj. U tha vite më parë se borxhet e Tiranës do të paguheshin me këste?

Absolutish­t, jo. Nuk ka asnjë lloj sinjali nga askush.

Një propozim është që të gjithë ata, të cilët kanë kontribuua­r për Tiranën të jenë bashkë në familjen bardheblu. Ju jeni jashtë kësaj historie?

Unë nuk e di se cili i ndan pjesët. Gjithsesi, gjithçka varet nga diskutimet që do të bëhen për këtë çështje.

Nga ana strukturor­e dhe financiare, Tirana është agravuar në situata vit pas viti. Si e shihni tani?

Meqenëse jam edhe tiranas, nuk mund të them se është agravuar situata. Është

rrënuar, është shembur.

Po si mund të dilet nga kjo krizë?

Është e vështirë që dikush të marrë përsipër dhe të sqarojë e pastrojë situatën. Për të zgjidhur këtë histori duhen shumë para, përveç urtësisë dhe mençurisë për të organizuar diçka të mirë.

Është në të mirë të Tiranës që të hapet ndaj aksionerëv­e të rinj për të ardhmen?

Nuk ka rëndësi nëse hapet shumë apo hapet pak. Nuk ka rëndësi nëse janë dy apo janë tre njerëz që duan të jenë te Tirana. Rëndësia qëndron te njeriu që e merr, i cili duhet të jetë dashamirës i Tiranës.

Ju vjen keq që e shikoni në atë gjendje Tiranën. Me ju nga 1993-shi deri në 1998ën janë fituar tre tituj dy Kupa e Superkupa...

Tmerrësish­t keq. Më keq se kaq nuk mund të bëhet. Duke llogaritur atë që është Tirana e 24 titujve kampionë, nuk duhet të binte nga kategoria. Sikur të rinjtë të kishin luajtur, nuk do të shkonte në këtë pikë.

Ju keni drejtuar edhe biznes privat dhe një klub sportiv. Cila është zgjidhja sipas jush?

Të them të drejtën, në këtë situatë që jetojmë dhe shohim është e vështirë. Këtu nuk përfshij daljen e një personazhi që të ketë tagër tamam që mund të bëjë gjëra të mëdha për këtë klub të madh.

Çfarë e vështirëso­n mospagesën e borxhit tuaj?

Cili është fajtori doni të thoni?

Edhe kështu mund themi...

Çfarë faji kam unë që kërkoj të drejtën time dhe që dikush tjetër nuk zbaton një kontratë ligjore. Çdo njeri duhet t’i përmbahet marrëveshj­es që ka firmosur dhe duhet të zbatojë çdo vendim gjyqësor të formës së prerë.

Si mendoni, çfarë është gabuar te Tirana?

Vetë krijimi i Shoqërisë Aksionere ka qenë i gabuar.

Por, ama mund të vijnë aksionerë të rinj që të sjellin rregullin dhe suksesin e munguar...

Është e vështirë t’ia dalësh në këtë situatë që është klubi. Sepse edhe për aksionerët e rinj duhet të shohësh protagonis­tët që do të bëjnë këtë marrëveshj­e. E përsëris, në këtë situatë që është klubi, varet nga këndvështr­imi që kanë palët, por edhe nga potenciali që kanë aksionerët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania