Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Lamçja: Te Bylisi për elitën, më bindi presidenti

Lojtari: Klubi që më përshtatet, ngjitemi në Superiore

-

Bylisi ka arritur mar rëveshjen me Eri Lamçen, ish-sulmuesin e Dritës së Gjilanit, Elbasanit, Teutës dhe Luftëtarit në Superiore. Lamçja luajti në gjysmën e parë të këtij seozni në radhët e skuadrës kampione në fuqi të Kosovës, të Dritës së Gjilanit. Por, është larguar nga Kosova dhe është rikthyer në Shqipëri ku edhe ka gjetur akordin me skuadrën ballshiote. Edhe pse ishin disa ekipe që synonin shërbimet e lojtarit, madje disa ekipe në Superiore, Lamçe ka zgjedhur Bylisin e Kategorisë së Parë. Presidenti Besnik Kapllanaj ka firmosur dje kontratën me Lamçen, e cila, nga sa bëhet e ditur, është më tepër se një sezon me të drejtë rinovimi. Ballshiotë­t janë duke plotësuar ofensivën dhe Lamçja është një futbollist që ka eksperienc­ë dhe e njeh mirë futbollin shqiptar. Sulmuesi 24-vjeçar është stërvitur për 10 ditë me Bylisin dhe ka luajtur në miqësoret me Orikumin dhe Apoloninë.

LAMÇE - “U riktheva në Shqipëri pas një eksperienc­e në Kosovë, që nisi mirë duke fituar edhe Superkupën. Pastaj, gjërat u komplikuan dhe zgjodha që të prish kontratën me marrëveshj­e me klubin e Dritës së Gjilanit. Vendosa që të rikthehem në Shqipëri dhe të them të drejtën kisha edhe oferta nga Superiorja, por projekti i Bylisit më bindi dhe mendoj se është një klub dhe ekip që mua më përshtatet. Sapo jam takuar me presidenti­n e skuadrës, Besnik Kapllanaj, kam dëgjuar ofertën dhe kërkesat që ai kishte për të shtuar në ekip kontingjen­t cilësor apo dhe projekti për sezonin e ardhshëm, unë vendosa që të firmos në Ballsh. Unë jam i bindur që Bylisi do të më ndihmojë të rikthehem në formën më të mirë, sepse edhe vetë kushtet që janë në Ballsh, duke filluar që nga grumbullim­i, baza materiale, ajo didaktike apo edhe terrenet stërvitore më bëjnë thuajse të bindur që shumë shpejt do të jem në formën më të mirë. Më shumë dua që të ndihmoj Bylisin që të rikthehet në Superiore këtë sezon”, tha Eri Lamçja, sulmuesi më i ri i skuadrës mallakastr­iote të Bylisit që duket se ka blinduar ofensivën me një kualitet si elbasanasi. Ballshiotë­t kërkojnë medoemos rikthimin në Superiore. ERJON SALIU

 ??  ?? Eri Lamçja dhe presidenti Besnik Kapllanaj, gjatë prezantimi­t të sulmuesit te Bylis
Eri Lamçja dhe presidenti Besnik Kapllanaj, gjatë prezantimi­t të sulmuesit te Bylis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania