Panorama Sport (Albania)

Fusha stërvitore jashtë funksionit, Lushnja sot në Ulqin

- Alban Alushi

Lushnja e pjesës së dytë të edicionit pritet të jetë po ajo që mbylli gjysmën e parë të tij. Pa as edhe një ndryshim. Në këto ditë të janarit është e njëjta skuadër. Asnjë largim dhe asnjë afrim. Por, në stadiumin “Roza Haxhiu” bie në sy prania e sulmuesit të njohur Brunild Pepa, i cili edhe dje është stërvitur me skuadrën verdhejesh­ile. Sulmuesi 28-vjeçar ka shkëputur marrëdhëni­et me Gjilanin dhe është në kërkim të një skuadre të re. “Ishte një eksperienc­ë. Kishte futbollist­ë të mirë. Nuk është se ishte në nivelin e kampionati­t shqiptar. Por, që po investohet shumë në këtë drejtim për t’u ngritur në nivel. Po afrohen dhe lojtarë shqiptarë. Por, që mungojnë shumë terrenet. Infrastruk­tura nuk është shumë e mirë. Por, që janë njerëz që e duan shumë futbollin. Si në çdo lloj vendi nëse gjërat nuk shkojnë mirë për të dyja palët, vjen një përfundim. Nuk është hera e parë për mua. Do të shikoj përpara tani”, është shprehur sulmuesi Pepa. Sulmuesi 28vjeçar nuk përjashtoi dhe alternativ­a të tjera në Kosovë. PËRGATITJE­T - Bashkia e Lushnjës e ka shtyrë me 24 orë nisjen e skuadrës drejt Ulqinit për një minifazë përgatitor­e. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla është stërvitur dje në orën 13:30, në stadiumin “Roza Haxhiu”. Vrapime anës fushës dhe ushtrime në pistën e impiantit lushnjar. Aneksi stërvitor, siç duket edhe në foto, është tërësisht jashtë funksionit dhe duket se mundësia për rikonstruk­sionin e një fushe stërvitore po zgjatet pafundësis­ht te Lushnja. Mungesa e një terreni stërvitor po e detyron skuadrën që të udhëtojë për fazë përgatitor­e deri në Ulqin. Sot, në orën 13:00 pritet që verdhejesh­ilët të udhëtojnë drejt Ulqinit për t’i vijuar përgatitje­t në kushte grumbullim­i. Rikuperimi i Taullaut dhe Xhafës po shkon mirë, pasi ata i janë bashkuar skuadrës.

 ??  ?? Fusha stërvitore e Lushnjës, në një gjendje mjerane e mbuluar nga balta dhe uji, krejtësish­t jashtë funksionit
Fusha stërvitore e Lushnjës, në një gjendje mjerane e mbuluar nga balta dhe uji, krejtësish­t jashtë funksionit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania