Panorama Sport (Albania)

Ignat, drejt largimit: Pse s’jam kthyer te Vllaznia

Lojtari: Në Shkodër më kanë bërë përshtypje biçikletat

- ADMIR URUÇI

Eardhmja e mbrojtësit rumun, Dan Ignat është kthyer në një çështje shqetësues­e te Vllaznia. 32-vjeçari është gjithmonë e më larg skuadrës shkodrane dhe duket se për momentin nuk ka ndërmend të rikthehet te kuqeblutë. Edhe pse bëri një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë të kampionati­t duke luajtur në 13 nga 14 takime, Ignat është në dilemë për të vazhduar sërish me Vllazninë. Rumuni u largua drejt vendlindje­s pas ndeshjes së fundit të vitit të kaluar, por edhe pse ekipi ka një javë që ka nisur fazën përgatitor­e dimërore, Ignat nuk është kthyer në Shqipëri. I pyetur nga gazeta “Panorama Sport” në lidhje me arsyet përse ende nuk i është bashkuar Vllaznisë dhe nëse ka ndonjë problem, Ignat përgjigjet: “Do të flas më vonë në lidhje me këtë çështje. Faleminder­it!” Duket qartë se me rumunin ka diçka që nuk shkon. I pyetur më pas nëse do të rikthehet më në Shkodër ose jo, rumuni nuk përgjigjet duke lënë mbrapa shumë dyshime. Ignat po mendon seriozisht që të mos vazhdojë

më me Vllazninë, ndërsa ka një kontratë me klubin shkodran.

MEDIA RUMUNE

Ndërkaq, një prej portaleve rumune më të rëndësishm­e për sa i përket sportit në Rumani, “prosport.ro”, i kishte kushtuar dje një shkrim special mbrojtësit Dan Ignat. Ky i fundit kishte një eksperienc­ë të gjatë në Jordani, Oman dhe Indi përpara se të rikthehej në Europë për t’iu bashkuar Vllaznisë në verën e vitit të kaluar. “Jam pjesë e një prej klubeve më të titulluara në Shqipëri pas Tiranës, Dinamos dhe Partizanit. Në sezonin e kaluar, skuadra ra në Kategorinë e Parë pas shumë vitesh. Në këtë kampionat luhet një futboll shumë agresiv dhe i shpejtë. Kam pasur shansin që në skuadër të gjej shumicën e lojtarëve që aktivizohe­shin në Superiore sezonin e shkuar, futbollist­ë me eksperienc­ë dhe që kanë luajtur në Kupat e Europës dhe me ekipin e tyre kombëtar. Kjo është edhe një arsye përse e përfunduam pjesën e parë të kampionati­t me shtatë pikë nga vendi i dytë dhe me vetëm një humbje. Shpresoj që ekipi të ngjitet në elitë”, tha fillimisht Ignat për “prosport”.

QYTETI

Në lidhje me Shkodrën, rumuni ka folur me superlativ­a. “Ia vlen të jetosh aty, është një qytet i bukur, i madh, me një stadium të shkëlqyer dhe tifozë po njësoj. Më ka bërë përshtypje që njerëzit lëvizin me biçikleta dhe skuterë të gjithë: të rinj, të moshuar, gra, madje edhe njerëz me kostum. Gjatë kësaj periudhe, temperatur­at janë shumë më të larta se në Rumani dhe qyteti është shumë pranë detit Adriatik”, shprehet Ignat për portalin rumun.

KAMPIONATI

“Sinqerisht, prisja që të isha ndër më të mirët, pasi edhe përfitimet ishin nga më të mëdhatë në karrierë. Ekipi ka pësuar vetëm 5 gola në 14 ndeshje. Mendoj se liga e dytë në Shqipëri është e ngjashme me ligën e dytë në Rumani përgjatë periudhës 20072011. Më pas rregullat e vendosura për lojtarët U-21 dhe U-19 e ulën nivelin në Rumani”, përfundon rrëfimin e tij mbrojtësi rumun, i cili ka luajtur në 13 ndeshje me Vllazninë dhe ka munguar vetëm një herë për shkak dëmtimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania