Panorama Sport (Albania)

Hasani, drejt Besëlidhje­s: Kthehem për një... “Miss”

- Preng Gjikola

Të detyruar nga të ftohtit dhe reshjet e ditëve të fundit, Besëlidhja këtë javë stërvitore po e mbyll duke u stërvitur në kalçeto. Ndonëse nuk ka ndonjë zyrtarizim në kuadër të merkatos së janarit, kontaktet me futbollist­ë janë të shumta, ku disa prej tyre janë në bisedime. Njëri është sulmuesi kurbinas Saimir Hasani, i cili momentalis­ht luan në Kosovë me FC Vitia. SULMUESI Këtë e konfirmoi vetë lojtari në një prononcim enkas për gazetën “Panorama Sport”, duke u shprehur: “Pas një karriere në Shqipëri te disa skuadra përfshirë edhe Shkumbinin, tani luaj në kampionati­n kosovar, konkretish­t me FC Vitia si sulmues. Këto ditë jam kontaktuar nga drejtuesit e Besëlidhje­s dhe jam në bisedime, nga të cilët pres ofertën financiare për të mbyllur akordin nëse biem dakord. Besëlidhja është një skuadër që ia vlen ta veshësh atë fanellë historike, ndonëse sot militon në nivelin inferior, por që shumë shpejt jam i bindur se do të rikthehet atje ku e ka vendin e saj. Besoj se oferta do të jetë e kënaqshme për të dyja palët, çka do të bëjë që unë gjysmën e dytë të sezonit të vishem me ngjyrat e Besëlidhje­s. Ndonëse jam nën kontratë në Kosovë te Vitia, nëse biem dakord me presidenti­n e Besëlidhje­s, më mundësohet lehtësisht largimi nga andej pavarësish­t se më duan shumë”, u shpreh fillimisht Hasani në prononcimi­n e tij për gazetën. Më tej, ai rendit edhe një prej faktorëve shumë të rëndësishë­m përse dëshiron rikthimin në Shqipëri. “Shumë faktorë më tërheqin në kampionati­n shqiptar, por motivi kryesor për rikthimin në Shqipëri është se më josh ‘Miss Pavarësia’. Pjesën dërrmuese të golave ia kam dedikuar asaj dhe këtë e kam deklaruar edhe më parë”, e mbylli deklaratën e tij sulmuesi kurbinas Saimir Hasani. Ai i referohet të dashurës së tij në rastin konkret dhe pret që të kthehet në Shqipëri për të qenë më afër saj. Ndërkaq, pritet që në ditët në vazhdim te Besëlidhja të zyrtarizoh­en edhe afrimet e para në këtë merkato janari. Synimi i lezhjanëve është që të krijojnë një ekip cilësor për pjesën e dytë të kampionati­t. Objektivi primar është 5-shja e parë pas dy fazave të para dhe më pas të luftohet për vendin e parë që të dërgon në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania