Panorama Sport (Albania)

Sokol Kushta vë alarmin: Flamurtari po rrënohet

“Bashkia të ndërhyjë, skuadra tani rrezikon edhe mbijetesën”

- ERMAL SIKA

Sokol Kushta apelon për zgjidhje të situ atës te Flamurtari. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", legjenda e futbollit vlonjat tha se kjo situatë zgjidhet me ligj, por po mbahet peng. Kushta i bën thirrje Idrizit dhe bashkisë të ulen e të zgjidhin këtë çështje sa nuk është vonë. "Flamurtari dakord që ka vonesa, por mos të harrojmë çfarë sistemi kemi në futboll.... Lekët që të gjithë paguajnë, aq sa paguajnë nuk janë të sigurta. Unë, që kur kam qenë drejtor në klub dhe Armand Duka ishte në vitin e tretë të presidencë­s, i pata thënë për të bashkëpunu­ar me qeverinë dhe parlamenti­n për ligjin mbi sportin. Është e vetmja gjë që rregullon këto lloj sponsorizi­mesh. Ka mbi 10-12 vjet që mbahet peng, nga kush nuk e di! Kam qenë një nga të paktët që e kam kritikuar Idrizin për vonesat, por edhe unë reflektoj për këto fjalë dhe po i dal në krah këtij sponsori. Kush jemi ne që e kritikojmë një njeri me të mirat dhe të këqijat e tij? Ai ka hedhur 5 deri në 10 milionë euro. Duhet të kuptojmë që janë miliona, jo shaka të hedhura në erë kot. Njerëzit e duan Flamurtari­n, unë më shumë se kushdo, por le të themi që Idrizi është biznesmen, jo njeri që ka ardhur për të lënë lekët rrugëve. Nuk e di çfarë llogarie ka klubi me Idrizin për bashkëpuni­m dhe nuk flas dot, por kryetari i bashkisë ka shefin e klubit dhe nuk e di çfarë mjetesh të tjera ka për kontroll dhe informim. Dua të pyes kryetarin, po sikur Idrizi të japë dorëheqjen, çfarë do bëjë bashkia me borxhet e akumuluara me këtë ekip që krenohet

qyteti? Gjendja është alarmante dhe nuk shikoj asnjë lëvizje. Më vonë do jetë gjendja e pashëruesh­me dhe e pariparues­hme", është shprehur fillimisht Kushta ekskluzivi­sht për "Panorama Sport". LOJTARËT DHE RREZIKU

Legjenda e futbollit vlonjat

deklaron se lojtarët kanë të drejtë që të kërkojnë pagat, pasi janë profesioni­stë dhe ushqehen me ato që marrin. "Për lojtarët që mund të cilësohen të përkëdhelu­r apo të llastuar nga klubi, unë jam në krah të tyre. Ata janë profesioni­stë dhe jetojnë me ato lekë. Dikur kam qenë vetë profesioni­st. Si mund të qëndroja unë pa u paguar? Problemi është i thellë. Edhe njëherë, duhet urgjent një diskutim midis palëve, Idrizit dhe bashkisë. Pasi duhet të jemi edhe të ndërgjegjs­hëm: këto lekë që Idrizi ka dhënë, dikur iknin nga taksat e popullit të Vlorës, kurse këto vite kanë shkuar për shërbim të punëve publike. Kjo është dobia e të qenurit një biznesmen në krye të futbollit. Të rregullojë caktimin e aksioneve për secilin që ka kontribuua­r që kushdo njeri që hedh lekë, të jetë i mbrojtur me ligj", theksoi ish-lojtari i Kombëtares shqiptare. Në fund, ai theksoi se e shikon në rrezik mbijetesën e Flamurtari­t këtë sezon nëse nuk zgjidhet situata. "Më vjen shumë keq ta them, por nëse nuk rregullohe­n gjërat te Flamurtari, nuk diskutohet më për Kupat e Europës, por për mbijetesën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania