Panorama Sport (Albania)

Sensacioni i vitit 2018: KOSOVA e 18-ta në Europë, SHQIPËRIA e 43-ta!

“BILANCET E VITIT” * Për Kombëtaren e Shqipërisë, kjo është renditja më e ulët e 10 vjetëve të fundit!

- Nga BESNIK DIZDARI

Poe filloj rubrikën "time" të përvitshme "Bilancet e Vitit" me një sensacion të vërtetë. Është fjala për Renditjen e përvitshme të "France Football" për skuadrat Kombëtare të të pesë kontinente­ve, pra dhe për Europën.

Kujtoj këtu se Renditja vjetore e Kombëtarev­e të Europës e "France Football" është organizuar qysh më 1959. Ajo bëhet duke marrë parasysh rezultatet e ndeshjeve të secilit shtet me Kombëtaren e tij mbrenda 12...

Po e filloj rubrikën “time” të përvit shme “Bilancet e Vitit” me një sensacion të vërtetë. Është fjala për renditjen e përvitshme të “France Football” për skuadrat Kombëtare të të pesë kontinente­ve, pra dhe për Europën.

Kujtoj këtu se renditja vjetore e Kombëtarev­e të Europës e “France Football” është organizuar qysh më 1959. Ajo bëhet duke marrë parasysh rezultatet e ndeshjeve të secilit shtet me Kombëtaren e tij brenda 12 muajve të vitit. Është renditja më autoritare në botë. Madje, për vjetërsinë, origjinali­tetin shkencor skrupuloz të saj, pranohet se ajo qëndron më lart sesa dhe vetë renditja e FIFA-s

Më 1984, barazimi 2-2 në Poloni dhe fitorja 2-0 ndaj Belgjikës bënë që Shqipëria të ishte midis 12 skuadrave të para të renditjes së “France Football”. Qysh nga ai vit magjik për historinë e futbollit shqiptar, jemi përshkuar në vite të largëta tejet me atë 1984. Ky ka qenë sensacioni i mbas 32 viteve kur Shqipëria u rendit e 12-ta, por asokohe të një Europë me vetëm 32 ekipe Kombëtare. Por në vitin 2015, kur Shqipëria u kualifikua për në fundoret (finalet) e Kampionati­t Europian, “France Football” e ngjiti Shqipërinë në vendin e 17-të në Europë, madje “a pari merito” me Francën e vet, por duke e vendosur këtë mbas Shqipërisë!

Dhe ja tani sensacioni tjetër: Kosova renditet e 18-ta “a pari merito”… me kë? Pikërisht me katër herë Kampionen e Botës, Italinë! Ky është sensacioni i Renditjes së vitit 2018, të cilën nëpërmjet gazetarit të saj të mirënjohur, kolegut Roberto Notariani, revista “France Football” i kushton këtë koment, që po e botojmë këtu fjalë për fjalë e germë për germë. Tek është me okielo e titull:

“Mbrojtja e hekurt Kosova tregon shumë”

“Kemi luajtur shumë këtë vit. Franca ka luajtur 18 ndeshje. Po aq sa dhe Kore e Jugut, që do t’i duhej të sfidonte Arabinë Saudite në ditët e festës së Vitit të Ri. Dhe prej këtu, kemi vendosur të veçojmë në treguesin tonë vetëm ato Kombëtare, të cilat kanë luajtur të paktën 9 ndeshje më 2018. Mjaft mirë është paraqitur Kosova e re, e renditur prej nesh në vendin e 18-të, çka përbën rekordin europian 2018. Dhe ajo meriton të veçohet fuqishëm: vetëm 2 gola të pësuar në 9 ndeshje, me një rrugë të bukur në Ligën e Kombeve (4 fitore dhe 2 barazime në Kategorinë D dhe ngjitjen në Kategorinë C). Kosovarët kanë pësuar gola vetëm me skuadrat ishullore të Maltës (3-1) dhe të Ishujve Faroe (1-1). Mbas saj, me tre gola të pësuar gjejmë Brazilin (15 ndeshje), Bjellorusi­në dhe Gjeorgjinë (10 ndeshje secila) si dhe Vietnamin (10 ndeshje të luajtura), Bosnje Hercegovin­ën (12 ndeshje), Omanin (12), Sudanin (10), të cilat kanë pësuar nga 4 gola më 2018. Një më pak sesa Finlanda dhe Norvegjia me nga 10 ndeshje të luajtura secila”. ROBERTO NOTARIANI “France Football”

XXX

Me thënë të drejtën, ndiej një lloj krenarie të vogël, sepse falë shkrimeve hapësinore të botuara prej “Panorama Sport” po dhe “Panorama”, kam qenë i pari dhe i vetmi qysh në ditët e “nacionaliz­mit artificial futbollist­ik” të udhëhequr nga “atdhetarët” e vonuar pranë FSHF-së, që kam parashikua­r themelimin e Kombëtares së Kosovës dhe pjesëmarrj­en e saj në veprimtari­të Euro-Botërore. Madje, kësisoj, edhe pavarësish­t heshtjes emblematik­e (shembullor­e) të asokohe të presidenti­t të UEFA-s, Michel Platini, për letrën që i pata dërguar (edhe të botuar) për pranimin e Kosovës. Sigurisht, më vinte keq që Platini – një figurë mitike e futbollit botëror - ishte aq i vendosur kundër Kosovës, me gjithë luftën e vendosur për këtë realizim, të presidenti­t po mitik të Federatës së Futbollit të Kosovës, të paharruesh­mit Fadil Vokrri. Ndodhte kështu, kur FSHF-ja jonë nuk bëzante dhe i bënte temena të pafund presidenti­t të UEFAs

Tash punët janë ndarë “keqas”. Kosova ka Kombëtaren e saj dhe Shqipëria të sajën. Dhe sensacioni i vitit 2018 në renditjen e “France Football”, çka qëndron në faktin se Kosova e ka lënë Shqipërinë plot 25 vende më poshtë. Kosova, pra është e 18-ta e dhe Shqipëria e 43-ta në 55 shtete të Europës. Qysh nga viti 2009, kur u rendit e 46-ta, kjo e vitit 2018 është renditja më e ulët e Shqipërisë. Kësisoj, e sfiduar disi rëndë edhe prej Kosovës e re, siç e quan kolegu Notariani, me të cilën sigurisht nuk ka një duel. Këto i theksoj për të ardhur në vete Kombëtarja e Shqipërisë dhe për të tejkaluar sa më parë vitin e saj dështues 2018.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ndeshjet 2018 të Kosovës dhe të Shqipërisë
Ndeshjet 2018 të Kosovës dhe të Shqipërisë
 ??  ?? Renditja e “France Football” për Europën 2018
Renditja e “France Football” për Europën 2018

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania