Panorama Sport (Albania)

Juvja bën gati penalltitë kundër Milanit

Rino s’këmbëngul më, Superkupa vendimtare për "Pipitan"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një gol, mbase me penallti e ndosh ta vendimtar. Një lloj skenari, me pak gjasa që të ndodhë, por të paktën për të parë pasojat që mund të ketë. Për të menduar, verifikuar e për të zbuluar nëse ndarja mund të jetë zgjidhje. Gatuzo shpreson dhe ka besim që perënditë e topit të hedhin një "bekim" mbi fanellën e Milanit, duke dhuruar një natë historike. Merita e fitore, një trofe për t'u ngritur që të mbajë ngjyra kuqezi dhe jo blu (si Çelsi). Pas ndeshjes me Sampdorian, Gatuzo deklaronte se një gol i Higuanit mund të ndryshojë shumë gjëra.

SITUATA - Përpos çështjes së sulmuesit, edhe rezultatet nuk e lënë të qetë Rinon. Nga njëra anë, skuadra që mezi karburon e nga tjetra një kampion që po vlerëson se çfarë kërkon nga e ardhmja. Të gjitha këto, në një moment delikat për Milanin që përgatit finalen e Superkupës, kundër një rivali, ndaj të cilit, dy muaj më parë morën fill të gjitha vështirësi­të e Higuainit. Gatuzo flet për një raport të sinqertë me Gonzalon dhe, mbase falë këtij sinqeritet­i, çdo ditë e më shumë trajneri po i dorëzohet vendimit që ka marrë sulmuesi.

ENERGJI - Mungesa e rrugëdalje­ve e detyron Gatuzon të kapet pas ndjesive. Teksa deklaron se sulmuesi ka dy javë që stërvitet me zell, tekniku 41-vjeçar nxiton gjithashtu të shpjegojë se Gonzalo luan gjithnjë sepse e meriton. Nga ana tjetër, Rino nuk mund të marrë përsipër që të garantojë për qëndrimin e argjentina­sit në Milano, siç bën për shembull për Çalhanoglu­në. Gatuzo luan me letra të hapura dhe as që mundohet që të kamuflojë situatat me diplomaci. Ai shpreson ende, por dukshëm asgjë nuk varet prej tij, aq më tepër që gjatë çdo përgjigjej­e, përmend terma si "profesiona­lizëm", e "ndershmëri".

STEKA - Në raportin mes Gonzalos dhe Rinos ka vend edhe për aspektin motivues. Një trajner i mirë duhet të dijë të stimulojë kampionët që ka në dispozicio­n, aq më tepër kur te Milani ata janë me pikatore. Trajneri kujton vështirësi­të, gabimet dhe kërkon të nxisë shpirtin luftarak të "El Pipita". Milani ka një hesap të hapur me Juven e po ashtu Higuain. Nesër do të jetë dita e së vërtetës për "Djallin", por edhe për fatin e argjentina­sit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania