Panorama Sport (Albania)

Curri: Tirana vuan se nuk ka cilësi në mbrojtje

“Kombëtarja ka më shumë shanse se në 2016”

- OLSI TUJANI

Të paktën 15 vite kar rierë si profesioni­st, duke e nisur dhe mbyllur ciklin me skuadrën e vendlindje­s, Prishtinën. Debatik Curri, ish-mbrojtësi i Kombëtares, tanimë ka zgjedhur të veshë tutat e trajnerit, pasi i ka thënë stop futbollit të luajtur. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ishqendërm­brojtësi komenton staturën e tij të re, skuadrën e së shkuarës Tiranën, Kombëtaren, por flet edhe për përfaqësue­sen e Kosovës. Curri analizon edhe problemet që po hasin bardheblut­ë, vështirësi­të në këtë sezon, pritshmëri­të dhe mundësitë për Europën apo edhe komenti mbi merkaton dhe nevojat që ka klubi 24 herë kampion sipas tij. Ish-mbrojtësi tregon pengjet me bardheblut­ë, ndërkohë që komenton edhe Kombëtaren dhe çfarë mund të bëhet më mirë.

Me çfarë po angazhohet Curri aktualisht?

Për mua ishte shumë e vështirë që të merrja vendimin për të lënë futbollin, por për shkak edhe të dëmtimeve të shpeshta së fundmi, m'u desh t'i jepja fund. Momentalis­ht jam pjesë e stafit të Prishtinës dhe po nis një karrierë të re. Janë vetëm hapat e mi të parë në këtë rrugëtim dhe çdo ditë e më shumë po mësoj gjëra të reja që do të më shërbejnë për të ardhmen.

A jeni pajisur me licencat e nevojshme për të drejtuar një ekip?

Deri tani kam përfunduar kursin për licencën UEFA B dhe po pres që të regjistroh­em në kursin për licencën e UEFA A dhe më tej të gjitha licencat dhe kualifikim­et e nevojshme që të përgatitem dhe kualifikoh­em plotësisht.

Ku e shihni veten si trajner, vetëm në Kosovë?

Jam i hapur për çdo mundësi që vlen, nuk ka rëndësi që të jetë vetëm Kosova. Me kalimin e kohës, besoj do të kem fituar edhe eksperienc­ë dhe kualifikim­in e nevojshëm. Pse jo edhe në Shqipëri, pasi ne të gjithë jemi shqiptarë dhe nuk ka asnjë lloj dallimi apo problemi apo edhe si trajner jashtë vendit. Nuk mendoj të kufizohem vetëm në Kosovë, por mbetet për t'u parë çfarë do të na rezervojë e ardhmja.

Në rast të një oferte të njëjtë mes Shqipërisë dhe Kosovës për të drejtuar kombëtaren dhe nëse propozimet vijnë në të njëjtën kohë, kujt do t'i thoshit "po"?

Për të dyja do të jem gjithmonë

i hapur që t'u ofroj përvojën time. Në fakt, shpresoj që të mos ma bëjnë ofertën në të njëjtën kohë (qesh...)

A e keni ndjekur Tiranën këtë sezon?

Po, e kam ndjekur, edhe pse jo shumë. Çfarë ju bie në sy?

Që kanë marrë shumë lojtarë të rinj e kanë ndërruar disa trajnerë. Në fillim e nisën me Ze Marian dhe më tej e mori Ardi Mema. Nga sa kam parë, kam vënë re se Tirana bën futboll të mirë, mirëpo, sipas meje kanë pasur probleme të theksuara në mbrojtje. Vë re edhe që u ka humbur besimi, edhe

pse nuk e kanë skuadrën që të jenë në atë vend në renditje, pasi shoh që kanë lojtarë shumë të mirë dhe me perspektiv­ë.

E thënë nga ju për probleme në mbrojtje, besoj keni edhe një përgjigje për shkakun që i sjell ato?

Besoj se mungon cilësia në këtë repart dhe ndoshta duhet që të punohet akoma më shumë me të për të riparuar defektet dhe çfarë është bërë gabim në ndeshjet e fundit. Megjithatë, kam ndjekur se është rikthyer Muça dhe unë shpresoj shumë që do ta kapë formën e tij shpejt, pasi në momentin

që do ta ketë këtë gjë, ai jep siguri të madhe në prapavijë. Çfarë kujtoni nga Tirana?

Tirana gjithmonë ka qenë një ekip i madh dhe për mua ka qenë privilegj që kam luajtur me atë fanellë dhe me ata tifozë të mrekullues­hëm. Kam kujtime shumë të mira, por peng më mbetet që nuk arritëm të marrim pjesë në Kupat e Europës, edhe pse patëm ekip shumë të mirë në atë kohë.

Goli ndaj Elbasanit (nga mesi i fushës) ju kujton gjë?

Në fakt, kam në mendje atë ndaj Kukësit në fitoren 3-1, kur shënova nga goditja e dënimit

në një distancë sërish shumë të madhe. Gjithsesi, të dy kanë qenë gola spektakola­rë dhe të dy ndër më të bukurit në karrierën time. Ai ndaj Kukësit, më i veçantë.

Në merkaton e janarit, deri tani Tirana nuk ka afrime...

Drejtuesit besoj se e kanë parasysh që iu duhen afrime dhe mbi të gjitha, iu duhen lojtarë të denjë për Tiranën dhe për nivelet që ajo synon. Unë shpresoj që të marrin ata lojtarë që i duhen trajnerit dhe që Tirana të ngjitet sa më shpejt.

E shihni për mbijetesë apo për të kapur zonën e Europës me këtë ekip?

E thashë se me ekipin që ka nuk e meriton vendin aktual në tabelë. Ndërsa, sa i përket Europës, mendoj se e ka shumë të vështirë ta arrijë me këtë grup që ka aktualisht. Nëse do ketë afrime të goditura, do të jetë e mundur.

Edhe me syrin e një trajneri të ardhshëm, çfarë mendoni se i duhet?

Unë mendoj se i duhen ndërhyrje në të gjitha repartet, por më së shumti do të thosha në mbrojtje. Gjithashtu, edhe një sulmues i mirë dhe që e njeh golin e mund të realizojë shumë të tillë në sezon.

Si e keni parë Kombëtaren

në kohët e fundit?

Nuk ka qenë mirë. Megjithatë, me ndërrimin e disa lojtarëve ishte e pritshme që të ndodhte diçka e tillë sipas meje, edhe pse shumë mund të kenë pritur që të bëjë paraqitje të mira, sepse vjen pas Europianit. Unë mbetem optimist, se do të rikthehet te paraqitjet pozitive.

Shumë eksperimen­te dhe ndryshime janë bërë në Kombëtare, mendoni se do ndikojnë negativish­t apo besoni se do bëjë mirë me kaq shumë elementë?

Po, edhe unë mendoj se janë bërë shumë ndryshime të lojtarëve dhe shumë janë provuar,

ndaj besoj se nuk ka më vend për eksperimen­te. Do jetë shumë e vështirë, por mbetem i besimit që do të ringrihen.

Shqipëria nuk ka shkëlqyer në sulm dhe të vetmen herë që patëm sukses ishte me mbrojtje solide dhe mesfushë të mirë. Tani gabojmë shumë në prapavijë, si mendoni se duhet rregulluar? Më shumë besim për të rinjtë apo me "të vjetrit" në formacion prej eksperienc­ës?

Faktikisht, disa lojtarë të Kombëtares nuk kanë luajtur shumë në ekipet e tyre dhe në skuadër. Ka pasur dëmtime të

atyre që mund të përbëjnë bazën e Kombëtares. Sipas mendimit tim, Shqipëria ka arritur sukses në ato raste kur ka luajtur mirë në mbrojtje dhe me anë të kundërsulm­eve ka ditur që të shfrytëzoj­ë momentin. Sipas meje, "të vjetrit", duhet të rrinë deri në atë moment kur kanë mundësi për të dhënë rezultate dhe përvojë për të rinjtë që janë në ekip.

Si e keni parë shortin e kualifikue­seve, Shqipëria ka më shumë shanse tani apo kishte më shumë në Europianin "Francë 2016"?

Duke i parë skuadrat mendoj se ka më shumë shanse

 ??  ?? Debatik Curri në rolin e ndihmës-trajnerit te Prishtina
Debatik Curri në rolin e ndihmës-trajnerit te Prishtina
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania