Panorama Sport (Albania)

Bind Kukësi, Shkurtaj dhe Çyrbja e bëjnë me krahë

Sulmuesi gjen golin, mesfushori "abonohet" në tokën turke

- SKERDILAID SULOZEQI

Vasil Shkurtaj gjeti golin e tij të parë me fanellën e Kukësit dhe ky fakt ka çliruar jo vetëm klubin që shpenzoi 70 mijë euro për kartonin e tij, por edhe vetë sulmuesin. Vlonjati në deklaratën e dhënë për "Panorama Sport" paralajmër­on se ky është vetëm fillimi për të, pasi ka shumë më shumë për të dhënë. "Jam i kënaqur me fazën përgatitor­e dhe me ndeshjet e zhvilluara...

Kukësi merr fitoren e parë për këtë vit. Pasi humbi 2-1 me Bashaksehi­rin e Arda Turan dhe barazoi ndaj Rostovit, verilindor­ët kanë mposhtur kazakët e Shaktjor Karagandit. Miqësorja e luajtur në orën 15:00 " O Sport Center" ka përfunduar me shifrat e pastra 2-0 për llogari të shqiptarëv­e. Nënkampion­ët e Shqipërisë kanë bindur në lojë, duke dominuar krejt 90minutësh­in e zhvilluar. Armando Cungu kishte hedhur në fushë formacioni­n më të mirë, me Vasil Shkurtajn në majë të sulmit. Duket se trajneri e ka bërë zgjedhjen e tij, duke i besuar fanellën e titullarit vlonjatit të ardhur rishtas në ekip. Sulmuesi e përligji më së miri besimin, duke shënuar të parin gol me fanellën e Kukësit. Sakaq, ndeshjen e vendosi i zakonshmi Arbër Çyrbja, i cili duket se është abonuar me rrjetat në tokën turke.

NDESHJA - Loja nis me ritëm për të dyja skuadrat, por me Kukësin disi më kërkues. Agresivite­ti në sulm bëri që skuadra të zhbllokont­e shifrat që në minutën e 9të, pas një goditjeje perfekte brenda zonës. Me rezultatin 1-0, verilindor­ët fitojnë qetësinë dhe rrjedhimis­ht shfaqen më të saktë në pasime dhe ndërtimin e aksioneve. Mendon Arbër Çyrbjen, autori i dy golave në miqësoret e zhvilluara tokën turke, që të sjellë qetësinë verilindor­ëve. Kur kronometri shënonte minutën e 43-të, mesfushori tregoi edhe një herë aftësi prej golashënue­si, duke dhënë spektakël brenda zonës dhe nxjerr huq fillimisht një mbrojtës dhe më pas portierin e kazakëve. Minutat e mbetura nuk sjellin

më surpriza dhe Kukësi i drejtohet dhomave të zhveshjes me një fitore të pastër. Në pjesën e dytë të takimit nuk ndryshoi asgjë, edhe pse të dy trajnerët u munduan që të freskonin skuadrat duke aktivizuar lojtarë nga stoli. Armando Cungu u dha minuta lojtarëve të tjerë që kishte në dispozicio­n, përfshi edhe Arturo Rexhinaldo­n. Sulmuesi pati rastet e tij në këtë test, por nuk mundi dot që të gjente golin dhe për rrjedhojë krejt takimi u mbyll me golat e shënuar që në 45-minutëshin e parë. Pas humbjes me Bashaksehi­rin dhe barazimit ndaj Rostovit, kjo fitore me lojë bindëse u jep shpresë drejtuesve dhe stafit për një të ardhme më të ndritur.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga miqësorja e djeshme
Çast nga miqësorja e djeshme
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania