Panorama Sport (Albania)

Debutojnë Rexhepi dhe Duka, mbrojtësi bind që në start

Mesfushori e nis titullar, por dëmtohet

-

Lum Rexhepi dhe Dilaver Duka debutojnë me fanellën e Partizanit në miqësoren e luksit kundër Dinamos së Zagrebit. Mbrojtësi kosovar i lindur në Finlandë dhe mesfushori shqiptar me nënshtetës­i amerikane luajtën gati nga një pjesë loje secili. Duka e nisi titullar, duke u pozicionua­r pas sulmuesit kryesor, Bardhi. Në fakt, roli i tij natyral është mesfushor krahu, por trajneri Gega kërkoi që të shikonte Dukën në kushte loje, pikërisht pas sulmuesit. Ajo që ra në sy ishte gjendja jo e mirë fizike e ish-lojtarit të Çikago Fajer, Kolumbus, Montreal Impakt dhe Nju Jork Red Bull në Amerikë. Mesfushori nuk është përshtatur ende me ekipin e ri, ndërsa në minutën e 40-të la fushën pas një kontraktim­i muskulor. Duka vjen pas një dëmtimi dhe nuk është ende në 100 për qind për të përballuar ngarkesa si pjesa tjetër e grupit. Ndërkohë, për qendërmbro­jtësin Rexhepi mund të thuhen fjalët më të mira për ndeshjen e tij të parë me fanellën e kuqe. Shtatlarti luajti në 45 minutat e dyta, duke dhënë sinjale pozitive, sidomos në lojën me topin, ku tregoi saktësi. Praktikish­t, asnjë gabim dhe një notë pozitive për këtë paraqitje të parë me "demat". Mbrojtësi që ka luajtur edhe dy ndeshje me Kosovën, si dhe ka qenë pjesë e përfaqësue­seve të moshave të

Finlandës iu bashkua ekipit vetëm të dielën. Dje klubi i kuq njoftoi përmes faqes zyrtare edhe marrëveshj­en me 26-vjeçarin, i cili ka firmosur një kontratë 6-mujore me të drejtë rinovimi për një sezon

tjetër. Mësohet se Rexhepi do të marrë 3500 euro në muaj. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e Kupës në Finlandë, ndërsa është pikasur nga Gega dhe klubi arriti menjëherë marrëveshj­en.

 ??  ?? Lum Rexhepi
Lum Rexhepi
 ??  ?? Dilaver Duka
Dilaver Duka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania