Panorama Sport (Albania)

Pano: Gegës i sjellin lojtarë që nuk i do

"Gafë me Shkurtajn, trajneri e deshi, por klubi nuk lëvizi"

-

S hpërthen" Ledio Pano. Ish-kapiteni i Partizanit mendon se klubi po i sjell trajnerit Skënder Gega lojtarë që ai nuk i ka kërkuar. I ftuar në emisionin "Sport News Plus" në televizion­in "News 24”, drejtuar nga Daljana Sejdia, i biri i legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano, tregoi edhe një prapaskenë me sulmuesin Vasil Shkurtaj, që u transferua nga Luftëtari te Kukësi. Sipas Panos, në rast se klubi i kuq nuk plotëson kërkesat e Gegës, atëherë duhet ta harrojë shpalljen kampion. "Në një klub profesioni­st ai që e di më shumë se ku çalon skuadra, është trajneri. Në këto kushte, ai është i pari që vendos se çfarë lojtarësh duhet të vijnë te Partizani. Mirëpo, te Partizani po ndodh diçka, që vijnë lojtarë dhe rezulton që trajneri nuk i ka kërkuar. Nga ana tjetër, ata futbollist­ë që Gega kërkon për të fuqizuar skuadrën, nuk kanë ardhur, pasi klubi nuk i ka marrë ende. Me lojtarë 22-vjeçarë nuk mund të dilet kampion. Të gjithë e dinë që Partizanit i mungon një qendërsulm­ues tipik, i cili do të ndihmonte skuadrën në shënimin e golave. Tre lojtarët e rinj si Asani, Bardhi dhe Mala kanë bërë një punë të shkëlqyer, por ata nuk janë sulmues të mirëfilltë për të shënuar. Unë pres nga klubi që t'i plotësojë dëshirën trajnerit për një sulmues, një mesfushor organizato­r dhe një mbrojtës. Nëse Partizani kërkon të dalë kampion, duhet të bëjë një merkato të studiuar me lojtarë që ia vlejnë për t'i marrë dhe jo sa për të mbushur radhët. Mund të marrësh lojtarë të rinj, që në fakt i ke brenda në ekip me shumë perspektiv­ë, por nuk mund të afrosh futbollist­ë që trajneri nuk i dëshiron ose nuk i ka kërkuar. Kjo bie ndesh me atë që ka kërkuar trajneri. Duhen lojtarë që të fusësh konkurrenc­ën në ekip, jo sa për numër", është shpre- hur fillimisht ish-fantazisti i të kuqve.

SITUATA - Pano akuzon njerëzit që janë marrë me merkaton ndër vite te Partizani, teksa sipas tij nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjës­i. "Këtij grupi lojtarësh një shtysë më e madhe i jepet vetëm nëse afrohen një ose dy lojtarë që janë më të mirë se aktualët. Kjo është edhe garancia që mund të marrësh nëse do që ta ruash vendin e parë. Merita që Partizani po kryeson është pa diskutim e trajnerit, pasi nëse ju kujtohet, në verë u bë pak merkato dhe u ruajt pjesa më e rëndësishm­e e grupit. Më tepër,

Partizani e nisi sezonin me shumë largime sesa afrime, madje iku edhe Batha. Duhet të kuptojmë që në gjithë këto vite ka pasur dështime të shumta në merkaton e Partizanit, por askush nuk ka mbajtur përgjegjës­i për gabimet që janë bërë. Nuk kam parë te Partizani të ikë nga puna ndonjë që ka gabuar rregullish­t me merkaton. Prandaj, tani duhet të vendosë trajneri për lojtarët që do të vijnë dhe jo menaxherët. Nëse ndodh që u merret mendimi këtyre të fundit, atëherë do qëndrosh pesë vite të tjera pa marrë kampionat. Nuk mund të vazhdohet kështu,

sepse presidenti Demi ka harxhuar miliona dhe çdo vit 7-8 lojtarë janë skarco. Trajneri thotë dua tre lojtarë, ndërsa klubi i sjell 7. Çfarë është kjo situatë", deklaroi Ledio Pano.

SHKURTAJ - Ish-mesfushori zbuloi edhe një prapaskenë me sulmuesin që afroi Kukësi. "Unë di që Shkurtaj donte të vinte te Partizani dhe ka pritur klubin deri në momentin e fundit. Më pas e mori Gjici. Lëvizja e klubit të Partizanit për të marrë Shkurtajn, nuk ishte e duhura. Di që Gega e kishte kërkuar me insistim, por klubi nuk e bindi lojtarin ose nuk gjeti dot mënyrën për ta afruar te Partizani nga Luftëtari. Dëshira e trajnerit dhe vetë Shkurtajt ishte për të ardhur te Partizani. Se çfarë ka ndodhur më pas nuk e di, por e theksoj që Shkurtaj e ka pritur Partizanin deri në momentin e fundit".

DUKA - Në fund, Pano flet edhe për mesfushori­n Dilaver Duka, që është afruar së fundmi në skuadër pas eksperienc­ës në futbollin amerikan. "Do ta shikojmë gjendjen e tij, por di që ka ardhur i dëmtuar nga Amerika. Aktualisht është duke u riaftësuar plotësisht dhe me informacio­net që kam nga trajneri, bëhet fjalë për një lojtar që do të jetë ndryshe, duke i dhënë një tjetër stil lojës së Partizanit. Kam dëgjuar që është lojtar i mirë, por mbetet për t'u parë. Nëse do të jetë në 100 për qind të formës, e shoh titullar. Gjithsesi, pa paragjykua­r edhe këta të tjerët që kanë ardhur deri më tani, jam i bindur që nëse do të jenë më të mirë se grupi aktual, sigurisht që do të jenë në formacion. Por, nga ajo që unë jam koshient për momentin, mendoj se nuk është ndonjë më i mirë se titullarët që luajtën në pjesën e parë të sezonit dhe e mbyllën si kampion dimri", përfundoi ish-futbollist­i i kuq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania