Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj: Ky është vetëm fillimi, shënoj për titullin

I çon mesazh Rexhinaldo­s: Nuk më tremb konkurrenc­a

- SKERDILAID SULOZEQI

Vasil Shkurtaj gjeti golin e tij të parë me fanellën e Kukësit dhe ky fakt ka çliruar jo vetëm klubin që shpenzoi 70 mijë euro për kartonin e tij, por edhe vetë sulmuesin. Vlonjati në deklaratën e dhënë për "Panorama Sport" paralajmër­on se ky është vetëm fillimi për të, pasi ka shumë më shumë për të dhënë. "Jam i kënaqur me fazën përgatitor­e dhe me ndeshjet e zhvilluara. Në këto tri miqësore u përpoqa të mësoj si luan ekipi dhe të përshtatem me shokët e skuadrës dhe lojën e tyre. Kam sakrifikua­r për të qenë në gjendje për të përmbushur kërkesat e reja. Ja ka vlejtur dhe besoj se jam në rrugë të mbarë. Ishte një fillim i mirë, por nuk kam bërë ende asgjë të jemi të qartë. Kam shumë më shumë për të dhënë për këtë ekip. Ky është vetëm fillimi", tha prerazi 26vjeçari i ardhur nga Luftëtari.

RIVALITETI - Mjaftoi një postim ironizues i Rexhinaldo­s në "Instagram" që të turbullohe­j i gjithë ambienti kuksian. Mozambikas­i u trondit nga ardhja e Shkurtajt, por ky i fundit e ka marrë me shumë qetësi këtë çështje, pasi në fund të fundit nuk e tremb as konkurrenc­a. "Nuk më tremb konkurrenc­a ose më saktë është diçka që nuk e mendoj fare. Bëj punën time dhe stërvitem mirë që të jem i gatshëm. Pastaj, të tjerat i di trajneri. Është ai që vendos. Unë di të them vetëm që konkurrenc­a na bën mirë", u shpreh 26-vjeçari.

O JEKTIVAT - Vlonjati do titullin dhe këtë e thotë me bindje të plotë. "Objektivi im është të bej sa më shumë gola, me qëllim të bëj të mundur që ekipi të ecë sa më mirë dhe të fitojmë titullin të gjithë së bashku", përfundoi sulmuesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania