Panorama Sport (Albania)

Vrapi: Me Arapin mbrojtja do ishte hermetike, blindohemi me një sulmues

Zv.trajneri "skanon" përgatitor­en dhe merkaton: Europa mbetet parësore

- Anarildo Alia

Teuta, pasi ka afruar Erlis Frashërin, tashmë po pret Renato Arapin për të blinduar njëherë e mirë mbrojtjen. Por, prioriteti mbetet sulmi dhe sidomos pas largimit të Amadu Latif. Me shitjen e ganezit, drejtuesit janë hedhur në kërkim të një "bomberi". Zv.trajneri Endri Vrapi në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" skanon ditët përgatitor­e, por edhe merkaton. Ai është në një linjë me trajnerin, kur thotë se një lojtar-goli është kthyer domosdoshm­ëri për durrsakët.

Pas një jave stërvitjej­e intensive dhe 3 miqësore, si duket gjendja e grupit?

Që prej ditës së parë të stërvitjes dhe deri më tani kemi kryer nga dy seanca. Çdo futbollist­ë është pothuajse në 80% të kondicioni­t fizik, ndaj po përdorim të gjitha testet e nevojshme për të kapur ritmin e duhur. Të gjithë te stafi

ynë jemi të kënaqur me punën që po bëhet dhe jemi në rrugën e duhur për të shkuar në fillimin e kampionati­t me rendimenti­n e duhur. Ndeshjet miqësore na kanë shërbyer shumë në këtë aspekt.

Është afruar Frashëri dhe pritet Arapi, sa garanci do të kishte mbrojtja me dy lojtarë të tillë?

Frashëri ka cilësitë e duhura për ne. Është një lojtarë me vlera dhe ndër më të mirët në kampionati­n tonë për pozicionin e tij. Jemi të bindur që ardhja e tij do të përforcojë në maksimum krahun e djathtë dhe jemi me fat që ai është pjesë e jona. Sa i përket Arapit, njihen vlerat dhe cilësitë e tij. Shpresoj që të mbyllë çështjet e kontratës në Turqi dhe më pas të bëhet i yni. Një afrim i tillë do e përforcont­e akoma më shumë mbrojtjen, duke e kthyer në një repart hermetik.

Sulmi mbetet bosh që pas largimit të Latif...?

Presidenca po bën maksimumin për të afruar në ekip një sulmues me cilësitë që ne duam dhe gjithashtu ne si staf e duam diçka të tillë. Në ditët në vijim shpresoj të afrohet dhe mendoj se jemi OK për të vazhduar pjesën e mbetur të sezonit.

Keni marrë disa elementë në ekip nga akademia, a është gati ndonjëri prej tyre që t'i bashkohet Teutës së madhe?

Ne si staf kemi për detyrë të pikasim elementët cilësorë për t'i bërë pjesë të skuadrës së parë. Dëshira e trajnerit Shkëmbi është të afrojë në skuadër elementë premtues dhe me perspektiv­ë dhe kjo është arsyeja që ata po punojnë me ne në këtë fazë. Të jesh pjesë e Teutës kërkon cilësi dhe ne shohim që ata e kanë "brumin" e duhur, ndaj po punojmë me ta për t'i pasur pjesë të organikës tonë.

Lufta për zonën "Euro" duket se do jetë shumë e fortë, duke parë lëvizjet e fundit nga skuadrat rivale në merkato. Ju si e shihni ?

Çdo skuadër është forcuar apo ka ndryshuar dhe kanë synimet e tyre. Ne kemi një objektiv primar, që është pjesëmarrj­a në Kupat e Europës dhe mendoj se do jetë një garë e vështirë. Po punojmë fort sepse e dimë që është vetëm gjysma e rrugës. Duhet ta vazhdojmë rrugën tonë aty ku e lamë. Jemi të bindur në synimet dhe objektivat tona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania