Panorama Sport (Albania)

Luftëtari fuqizon mbrojtjen, vjen kosovari Mërgim Neziri

- Tomor Shehu

Luftëtari ka bërë dje afrimin e dytë në merkaton e janarit. Pas firmës me mesfushori­n Realdo Fili, që erdhi nga Skënderbeu, gjirokastr­itët arritën marrëveshj­en edhe me mbrojtësin kosovar që ka lindur në Gjermani, Mërgim Neziri. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për kampionati­n shqiptar, pasi jo më larg se sezoni i kaluar ka qenë pjesë e Kamzës, ku në dy fazat e para luajti 13 ndeshje dhe më pas në janar të vitit 2018 prishi kontratën. "Panorama Sport" mëson nga burime zyrtare në klubin bluzi se Neziri erdhi

në mbrëmjen e së hënës në Gjirokastë­r dhe pas firmosjes së kontratës, sot pritet t'i bashkohet ekipit. Mësohet se marrëveshj­a me kosovarin pritet të jetë 18-mujore, edhe pse në klub nuk japin detaje. Neziri është 25 vjeç dhe ka një të kaluar në Gjermani,

ndërsa në pjesën e parë të këtij sezoni ka qenë pjesë e klubit të njohur rumun, Petrolul Ploeshti. Duke qenë se gjeti pak hapësira, teksa u aktivizua vetëm në 3 ndeshje, Neziri prishi kontratën me Petrolulin. Mbrojtësi që luan në të dyja krahët, por më tepër në të majtë, aty ku ka edhe rolin natyral është aktivizuar në Rumani edhe me skuadrën e Botoshanit në sezonin 20152016. Pesë vite më parë, Neziri ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Ndërkohë, 25-vjeçari është rritur në akademinë e Karlas- ruhes dhe Frajburgut për të luajtur më pas në Regionalig­a me VFR Alen dhe Nuremberg II. Ardhja e Nezirit shton konkurrenc­ën në repartin difensiv të bluzinjve, aty ku viti 2018 u mbyll me Rapën dhe Xheksonin titullarë nga krahët, por gjithashtu është

përdorur edhe Demo. LËVIZJET

Kjo javë është vendimtare për lëvizjet në hyrje në klubin gjirokastr­it. Burime të gazetës pranë drejtuesve tregojnë se po negociohet me dy futbollist­ë të huaj, njëri mesfushor organizato­r dhe tjetri sulmues, të cilët kanë qenë pjesë e ekipeve greke në këtë sezon. Gjithashtu, po shikohet me vëmendje edhe tregu kosovar për të pikasur ndonjë element që mund të ndihmojë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit. Ndërkohë, duket se po sfumohet pista për fantazisti­n Erjon Vucaj, pasi klubi i Dritës së Gjilanit nuk po i jep letrat mesfushori­t shkodran, i cili nëse ikën nga Kosova është i detyruar të luajë për Luftëtarin, pasi e ka nisur sezonin me gjirokastr­itët dhe ka konsumuar dy transferim­e. Sipas rregullit të FIFA-s, nuk mund të luajë në tri ekipe brenda një sezoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania