Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, sondazh për dy boshnjakë

Trajneri bardhekuq kërkoi mesfushorë, klubi nis bisedimet

- LLAZI SARO

Skënderbeu duket se ka filluar të lëvizë në merkaton e janarit për t’i dhënë trajnerit Orges Shehi lojtarët që i nevojiten në plotësimin e reparteve të ndryshme të fushës. Mesfusha është reparti ku kampionët e Shqipërisë kanë më shumë nevojë se kudo tjetër, kjo jo vetëm për faktin se ishin të pakët në numër që prej fillimit të sezonit, por edhe si pasojë e dëmtimeve të fundit që kanë zbrazur më së shumti repartin e bardhekuqv­e. Për këtë arsye, klubi korçar ka filluar të lëvizë në këtë merkato për të afruar lojtarët e nevojshëm për Shehin. Së fundmi, burime pranë klubit bëjnë me dije se përmes menaxherit të merkatos, Haris Fakiç, korçarët kanë filluar kontakte me dy futbollist­ë boshnjakë që për momentin janë pa ekip. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Adnan Zahiroviç dhe 24-vjeçarin Todor Petroviç. Të dy këta futbollist­ë duket se kanë rënë nën lupën e bardhekuqv­e që mund të shfrytëzoj­në “kartën” Haris Fakiç. Duke qenë se drejtori i merkatos së korçarëve është nga Bosnja, atëherë mund të hyjë në lojë “karta” e bashkëkomb­ësve për të bindur të paktën një nga dy lojtarët. Ajo që mbetet për t’u parë është se sa do të arrijë klubi korçar t’u mbushë mendjen futbollist­ëve në fjalë dhe mbi të gjitha forma e tyre, pasi prej disa muajsh janë pa ekip.

ADNAN ZAHIROVIÇ

28-vjeçari Zahiroviç ka qenë pjesë e përfaqësue­ses së Bosnjës në 14 takime. Bëhet fjalë për një futbollist cilësor në mesin e fushës që ka provuar të luajë jo vetëm në kampionati­n boshnjak, por edhe në Rusi, madje edhe në Bundesligë­n 2 djermane në radhët e Bokumit. Në sezonin e tij më të mirë ka arritur të luajë si titullar në 32 ndeshje në radhët e Spartak Nalcik në kohën kur ishte pjesë e kombëtares së shtetit të tij. Më pas vihet re një rënie në nivelin e tij derisa mbylli sezonin e kaluar me ekipin e Splitit në Kroaci. Sezonin e fundit ka qenë pjesë e Mladostit në Bosnjë Hercegovin­ë ku ka shkëputur marrëdhëni­et në qershor të 2018-ës.

Nga ana tjetër, 24-vjeçari serbo-boshnjak është një gjigant

TODOR PETROVIÇ

i mesfushës me 190 centimetra­t e gjatësisë. Ndryshe nga Zahiroviç, Petroviç ka një karrierë më të “varfër”, kjo për shkak edhe të moshës së tij më të re. Petroviç e ka nisur karrierën e tij në radhët e Zemunit në Serbi, për të kaluar më pas te Sopot po në kampionati­n Serb. Paraqitjet e mira e çuan në Spanjë në ligën e tretë te Kserez B e më pas, pas një sezoni përfundoi në Serbi te Vezdovac. Në 106 takime në total të luajtura, Petroviç ka arritur të shënojë dy gola, të dyja në ligën serbe. Pritet tashmë që korçarët të vijojnë tratativat me dy lojtarët në fjalë për të parë se kush do të jetë i zgjedhuri i tyre. Ndoshta e vetmja pengesë për të afruar të dy mesfushorë­t është shtimi i lojtarëve të huaj që do të ishte një thikë me dy presa për Skënderbeu­n.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania